E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-Ditari i Albania-sport.com. Futbolli në vitin 2008- Mars “Albania-sport.com” paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollësishme e asaj që ka ndodhur dit

“Albania-sport.com” paraqet për lexuesit e saj një “Super-Ditar” special me të gjitha ngjarjet futbollistike të vitit 2008. Një kronikë e hollësishme e asaj që ka ndodhur ditë pas dite me Kombëtaren, legjionarët, merkaton e të gjitha detajet e jetës sportive futbollistike.

MARS 2008

01.03.2008
Java 22: “Demat” në ekstazë. Shkatërrojnë një Tiranë ekzistente me rezultatin e thellë 4-1, duke dhuruar spekakël e shpresë për fitimin e titullit të 16-të, që mungon prej 15 vitesh. Një dhuratë për Xhanin dhe kryetifozin e kuq të ndarë nga jeta, Jotin. Rezultatet: Tirana-Partizani 1-4 , Dinamo-Shkumbini 1-0,
Elbasani-Besëlidhja 1-2, Besa-Vllaznia 1-0, Skënderbeu-Kastrioti 2-0, Flamurtari-Teuta 2-2.

02.03.2008
UEFA-FIFA - UEFA dhe FIFA nuk ndryshojnë opinion në lidhje me Federatën Shqiptare të Futbollit. Organizmat më te lartë te futbollit evropian dhe botëror ka insistuar sërish në mos kryerjen e auditimit në Federatën tonë nga ana e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

03.03.2008
MUÇA: U zyrtarizua dorëheqja e Shkëlqim Muçës nga detyra e sekretarit të Klubit të Futbollit të Tiranës. Trajneri aktual Mema deklaroi pas humbjes me Partizanin tha se ekipi nuk mund të mbahet peng i dy tre lojtarëve dhe shumë shpejt do të deklarohen emrat që do të gjobiten dhe do të pezullohen nga skuadra.

05.03.2008

KUPA - Turi i Tretë, takimet e para çerekfinale: Kastrioti–Tirana 0-3, Elbasani-Teuta 1-1, Besa-Vllaznia 2-2, Dinamo-Partizani 3-1.
DISIPLINA:  720 mijë lekë është shumë e gjobave që vendosi Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit pas vendimeve të marra për dukuritë dhe incidentet e ndodhura.

09.03.2008

TRAJNERËT - Slavko Kovaçiç në drejtimin e Flamurtarit. Ish-ndihmësi i trajnerit të Kombëtares, Oto Bariç do të zëvendësojë teknikun e shkarkuar, Eqerem Memushi. Malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç është pasuesi i Mirel Josës në bankinën shkodrane, pas largimit të teknikut tiranas pas humbjes 1-2 me Teutën në Shkodër.

10.03.2008
FIFA- Organizmi më i lartë botëror i futbollit pezulloi Shqipërinë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare.

12.03.2008
RENDITJA - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur një vend në renditjen e fundit të FIFA, duke u pozicionuar e 74-ta mes të gjitha shteteve. Kombëtarja e drejtuar nga holandezi Ari Han ka aktualisht 416 pikë në renditje.

13.03.2008
CANA - E mundur 2-0 nga Zenit Saint-Pétersbourg, Marseja u eliminua nga vazhdimi i mëtejshëm nga Kupa UEFA. Kapiteni i ekipit francez, shqiptari Lorik Cana duke folur për mediat franceze tha se ai dhe shokët e tij të ekipit kishin dështuar përballë rusëve.
HAN - Trajneri i Kombëtares, holandezë Ari Han do të mbërrijë të shtunën në Tiranë për të nisur edhe përgatitjet për ndeshjet miqësore me Arabinë Saudite në Dammam (21 mars) dhe Moldavisë në Tiraspol (26 mars).

13.03.2008
DEVOLLI - Mesfushori i Partizanit, Bledar Devolli, u ndëshkua me gjashtë muaj pezullim nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.

14.03.2008

MTKRS- Ministri Pango: “Pezullimi nga FIFA? Nuk e jap dorëheqjen. Rezultatet e auditit do t’i bëhen të ditura UEFA-s, FIFA-s dhe gjithë opinionit ndërkombëtar”. Kryeministri Berisha deklaroi se po zbatohen me rigorozitet ligjet e vendit dhe po shqyrtohen të gjitha pasojat e mafies në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Rama: “Gjithçka është krijuar artificialisht”. Presidentët në kor: “Situatë aspak pozitive”.

15.03.2008
GËRDECI - Tragjedia e Gërdecit, ku mbetën mbi 150 të plagosur, disa tyre disa edhe shumë rëndë, ndërpreu edhe aktivitet sportive në vend të programuara për ditën e shtunë, si gjashtë ndeshjet e Kategorisë Superiore ashtu dhe pesë të mbeturat për t’u zhvilluar nga Kategoria e Parë.

17.03.2008
FSHF - Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit analizoi gjendjen në futbollin shqiptar duke shprehur shqetësimin e thellë, për vendimin për pezullim, që ka marrë Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, në mbledhjen e tij të datës 14 mars 2008.

18.03.2008

KONFLIKTI: FSHF: “Mbledhja e klubeve e organizuar nga Pango”. Zëdhënësi Kokona: “Ministria realizoi shpërndarjen e saj përmes internetit”. Kërkesat e klubeve: “I kërkojmë Federatës Shqiptare të futbollit dhe presidentit të saj, që brenda njëe afati kohor prej 5 ditësh, deri më datën 21.03.2008, të zgjidhë problemet me MTKRS”; “Në rast të moszgjidhjes së këtij konflikti brenda datës 21.03.2008, ne jemi të vendosur të bojkotojmë kampionatin”; “Në rast të moszgjidhjes së këtij konflikti brenda datës 21.03.2008, ne kërkojmë dorëheqjen e presidentit të federatës”, “Nëpërmjet MTKRS, përkrahjen e shtetit për më shumë mbështetje për futbollin në Shqiperi për të qenë në një hap me reformat që ka ndërmarre qeveria në fushat e tjera të ekonomisë, për t'u konkluduar me privatizimin e klubeve. Klubet që e kanë firmosur:
Tirana, Partizani, Vllaznia, Besa, Shkumbini, Elbasani, Kastrioti, Skëndebeu. Të bashkuar me qëndrimin e letrës edhe Butrinti e Tepelena.
SEMINA: Klodian Semina, shkodrani i transferuar në Bullgari nga Vllaznia te Belasica, bëri një debutimi të sukesesshëm në kampionatin bullgar, duke qenë edhe ndër më të mirët për ekipin e tij, edhe pse Belasica humbi në transfertë 2-0 me Vihren Sandaski në javën e 18-të të Kampionatit bullgar.
BYLYKBASHI - Goli i realizuar nga Dorian Bylybashi në barazimin 1-1 me Metalurg Donjeck (ish-skuadër e Elvin Beqirit) është votuar edhe si goli më i mirë i javës 21 në kampionatin urkianas.

20.03.2008
KONFLIKTI - Sfida Pango-Duka (MTKRS-FSHF), po i ngjan përplasjes folklorike të dy vezëeve. Njëra patjetër do të thuhet. Por, nëse ajo e Dukës është e mbrojtur ndërkombëtarisht (ia vlen të kujtojmë se presidenti i FSHF-së është një nga prodhuesit më të mëdhenj në Shqipëri përmes kompanisë së tij “AIBA), veza e Pangos (ministri i dytë i sportit në qeverinë Berisha) është lehtësisht e pambrojtur. I kërkuar zyrtarisht nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, takimi dy palësh Pango-Duka u zhillua në zyrën e ministrit Pango, duke marrë edhe një sfond privat. Biseda u fokusua tërësisht në lidhje me dy ndëshkimet e FIFA-s dhe UEFA-s, që prodhuan edhe pezullimet e Shqipërisë për shkak të ndërhyrjes së politikë në punët e futbollit.
KLUBET - Numri i klubeve që kërkojnë midis të tjerash edhe shkarkimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, shkoi në 25. Lajmi është bërë publik çuditërisht nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Drejtuesit e lartë të tetë klubeve të Superligës: Partizanit, Besës, Vllaznia, Elbasani, Tirana, Shkumbinit, Kastriotit e Skënderbeut, i janë shtuar edhe katër skuadra të Kategorisë së Parë: ADA, Dajti, Tepelena, Bylis, por edhe të Kategorisë së Dytë: Butrinti, Memaliaj, Minatori, Korabi, Këlcyra, Përmeti, Delvina, Përparimi, Veleçiku, etj. Klubet kërkojën thirren e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Futbollit që do të sillte automatikisht edhe votëbësimin e presidentit aktual, Armand Duka. Ndërkohë media ka bërë të ditur edhe tri emra kandidatësh për postin më të lartë në qeverinë e futbollit shqiptar. Ish-trajneri i Kombëtares së futbollit, Shyqyri Rreli, ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe zëvendëspresidenti aktual i FSHF-së, Lutfi Nuri, janë dhe emrat e mundshëm të klubeve “rebele”. Jo më larg se dita e mërkurë, presidenti i FIFA-s, Jozef Blater në një lëtër dërguar FSHF-së dhe kreut të saj Duka, i konsideroi të paligjshme dhe të papranueshme kërkesat e gjashtë klubeve.
BOGDANI- Erion Bogdani i dhuroi një pikë të çmuar Livornos në barazimin në shtëpi me Rexhinës (1-1), duke realizuar kështu edhe golin e dytë sezonal të tij, pas atij të shënuar kundër Juventusit.
BEHRAMI - Në javën e 29-të të Serisë A te goli shkoi edhe kosovari me pasaportë zvicerane, Valon Behrami, i cili vendosi edhe fatin e derbit roman Lacio-Roma 3-2, kur mbrojtësi realizoi në minutën e 92-të.
SKELA - Fantazisti i Energi Kotbus, Ervin Skela ishte krijuesi i një goli në fitoren historike kundër Bajernit të Munihut (2-0).

22.03.2008
KONFLIKTI: Duka fiton betejën e parë me bojkotuesit rebelë.
Fushaj: “Asamble brenda 15 ditësh”. Duka: “OK, por, jo me presion të politikës”. Kaos dhe paqartësi në futboll, takimi i radhës të enjten e ardhshme. Do të luhet futboll ditën e dielë, por më shumë se kjo pas një shtyerje (me marrëveshje), në krizën që ka mbërthyer futbollin e varfër shqiptar, i fituari (ende jo 100 %) doli presidenti Duka, edhe pse përfaqësuesit e shtatë klubeve të mëdha (kanë mbledhurnë total 21 firma presidentësh) bojkotuan ditën e shtunë kampionatin. Pesë ndeshjet e mbetura të javës së 24-t do të luhen të dielën (u luajt vetëm Besëlidhja-Dinamo 1-0).
HAN - Futbolli shqiptar është mbërthyer në nëj krizë totale, ndërkohë që dhe ardhmja e Ari Han si trajner është e pasigurtë. Han thotë të kundërtën: “Unë nuk dua të largohem nga Shqipëria”.

27.03.2008

KONFLIKTI: Presidenti i FIFA-s, Sep Blater pohoi se intitucioni i tij edhe pse nuk dëshironte të ndërmerrte masën ekstreme, pezullimin nga aktivitet ndërkombëtare, shpjegon edhe arsyet pse qeveria e futbollit botëror e ndërmori vendimin ekstrem.
Presidenti i FIFA-s, Blater: “Ne nuk kemi të bëjmë me qeveritë apo me ligjet e një shteti. Viktimë jo Shqipëria, por futbolli e tifozët”
KLUBET: Drejtuesit e 12 klubeve të elitës së futbollit shqiptar arritën në raundin e dytë drejtuesit e FSHF-së një akord për mundësinë e heqjen e pezullimit të Shqipërisë nga  FIFA e UEFA Paqe me Dukën, klubet as bojkot dhe as protesta. Presidentët e Superligës i kërkojnë ministrit Pango firmosjen e statutit sipas FIFA-s. Klubet kërkojnë në Asamblenë e FSHF-së kufizimin në dy zgjedhje të kreut të federatës.

29.03.2008
Java 25: Rezultatet: Tirana-Elbasani 2-1, Partizani-Kastrioti 0-0
Vllaznia-Flamurtari 2-0, Besa-Shkumbini 3-0, Skënderbeu-Besëlidhja 0-2, Dinamo-Teuta 0-0.

E Hene, 29 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›