Super-Ibra mund i vetëm Anglinë, paqe në Amsterdam

Suedi – Angli 4-2
Holanda e Van Galit dhe Gjermania, eksperiment pa gola.
Të mëdhenjtë e Europës nuk nxjerrin dot një fitues në Amsterdam. Holanda dhe Gjermania barazojnë 0-0 sfidën mes tyre në kryeqytetin e portokallinjve. Ndërsa Ibrahimoviç mund i vetëm Anglinë. Suedia realizon një tjetër përmbysje, pas asaj me Gjermaninë, vetëm se këtë herë viktima e skandinavëve është Anglia. Zlatan Ibrahimoviç është ylli i mbrëmjes që realizon një poker në portën e tre luanëve, të cilëve iu vijnë mendtë vërdallë nga aftësitë e yllit të Paris Sent Zhermenit. Anglezët, madje, nuk ia dalin dot Ibrës, edhe pse arrijnë të krijojnë një avantazh 2-1 në fraksionin e parë, pas kthimit të rezultatit me gola të Uelbek dhe Kaulker. Por ajo që vulosi mbrëmjen e djeshme ishte goli i katërt i Ibras, një perlë me roveshatë nga gati 30 metra, ku fajtor ishte edhe portieri i Anglisë, i cili kishte lënë paksa portën e tij. Sakaq, Holanda dhe Gjermania u munduan të bëjnë diferencën në lëvizjet taktike të lojtarëve, por më shumë u munduan të evitojnë humbjen, sesa ta fitojnë ndeshjen. Një barazim pa gola, i cili mund t’u ketë shërbyer vetëm trajnerëve për eksperimentet jo të pakta që bëjnë. Ekipet zbritën të dyja me skemë të njëjtë (4-2-3-1), ajo që Van Gal pretendon se Lëvi ia ka kopjuar. Në mungesë të Van Persit dhe Huntelarit, trajneri holandez kishte hedhur si sulmues qendre Dirk Kajtin, ndërkohë që debutoi portieri Vermer dhe Ruben Shaken ishte titullar. Nga ana tjetër, Joakim Lëvi kishte “kursyer” vetëm katër lojtarë nga barazimi dramatik 4-4 kundër Suedisë. Rasti i parë për shënim erdhi pas 21 minutash lojë, diçka tepër e rrallë nëse u referohesh përballjeve të kaluara mes tyre. Ishte pikërisht Gëce ai që iu afrua golit, por mendoi Heitinga për të mbrojtur portën. Pak minuta më pas, Arjen Roben u mundua të kundërpërgjigjet, por tentativa e holandezit nuk rezultoi e suksesshme, pasi gjuajtja kaloi ngjitur me shtyllën. Gjermanët arritën të ushtrojnë presing konstant në mesfushën e tyre, dhe kjo u dha mundësinë që ta kenë më tepër topin në zotërim. Në pjesën e dytë Lëv vendosi t’i besojë së njëjtës skuadër, ndërsa Van Gal bëri tri zëvendësime të menjëhershme. Hoqi Heitingën, Van Rhijin dhe Robenin për të futur Xhamat, De Vrij dhe Elia. Gjithsesi, as kjo nuk funksionoi, pasi ritmi i lojës ishte po i njëjti. Si Gjermania, ashtu edhe Holanda u munduan që të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarit, duke ushtruar presing sa herë që mbrojtësit kishin topin në zotërim, por edhe ato pak gabime që u bënë në fushë, nuk patën një fund fatal.
Çekia fiton derbin, barazim në Rusi
Republika Çeke fiton derbin me Sllovakinë. Në Pragë vendasit nuk zhgënjejnë përballë fqinjëve të tyre, duke triumfuar pastër me rezultatin 3-0. Heroi i çekëve është sulmuesi i Jablonec, David Lafata, që shënon një dygolësh në gjashtë minutat e para të ndeshjes, ndërsa golin e tretë e realizon Dockal në fraksionin e dytë. Ndeshje dramatike mes dy superfuqive të politikës botërore, Rusi dhe SHBA. Skuadra e Kapelos nuk ruan një avantazh të dyfishtë me Smolov dhe Shirokov, pasi arrihet dy herë nga amerikanët që shënojnë me Bredli dhe Diskerud, ku ky i fundit realizon në minutën e 93-të. Kështu, sfida, edhe politike në një farë mënyre, mbyllet pa fitues.
Franca turpëron Italinë e Prandelit
Italia është mposhtur nga Franca në terrenin vendas në miqësore. Përfaqësuesja e Prandelit humbi me rezultat 2 me 1 nga “gjelat” e Didier Deshamp. El Sharaiu konfirmoi formën e tij edhe me axurrët, duke shënuar golin e parë në ndeshje në minutën e 35-të. Dy minuta më pas Valbuena barazoi për 1 me 1. Golin e fitores për Francën e arriti Gomis në minutën e 67-të. Kjo fitore është e rëndësishme për Francën, duke pasur parasysh konkurrencën që ka mes këtyre dy skuadrave. Në ndeshjet e tjera, ndër më të rëndësishmet bie në sy humbja e Belgjikës 2-1 me Rumaninë, humbja e Austrisë 0-3 me Bregun e Fildishtë dhe barazimi i Portugalisë me Gabonin.
Miqësoret/ rezultatet
Gjeorgji - Egjipt 0-0
Kuvajt - Bahrein 1-1
Armeni - Lituani 4-2
Rusi - SHBA 2-2
Emiratet - Estoni 2-1
Bullgari - Ukrain렠 0-1
Çeki - Sllovaki 3-0
Algjeri - Bosnj렠 0-1
Qipro - Finland렠 0-3
Maqedoni - Slloveni 3-2
Arabi - Argjentin렠 0-0
Tunizi - Zvicër 1-2
Andorr렠 - Island렠 0-2
Izrael - Bjellorusi 1-2
Kili - Serbi 1-3
Marok - Togo 0-1
Rumani - Belgjik렠 2-1
Turqi - Danimark렠 1-1
Luksemburg - Skoci 1-2
Austri - Breg Fildisht렠 0-3
Gabon - Portugali 2-2
Holand렠 - Gjermani 0-0
Hungari - Norvegji 0-2
Suedi - Angli 4-2
Poloni - Uruguai 1-3
Irland렠 - Greqi 0-1
Itali - Franc렠 1-2