De Biazi Shqiperia meritonte fitoren

Përpara miqësores me Kamerunin, dukej thuajse utopi të mendoje që Shqipëria mund të fitonte. Megjithatë, në ndeshjen e luajtur në Gjenevë kundër “luanëve” të udhëhequr nga Samuel Eto’o, kuqezinjtë kishin shanse reale të merrnin maksimumin. Kjo theksohet edhe nga trajneri Gianni De Biasi.
“Jam i kënaqur nga ajo që tregoi skuadra në fushë. Zhvilluam një paraqitje pozitive dhe ekipi po më përgjigjet, duke zbatuar detyrat e mia. Luajtëm mirë përballë Kamerunit, e madje mund ta kishim fituar ndeshjen. Në pjesën e parë të takimit kemi luajtur pak të frikësuar nga kundërshtarët dhe u vendosëm në vështirësi, por në të dytën gjithçka ndryshoi dhe krijuam mjaft raste”.
Ndeshja me skuadrën afrikane ishte e fundit për Shqipërinë në vitin 2012. Ajo vulosi një vit punë për De Biasin me Shqipërinë, periudhë gjatë të cilës trajneri e ka një peng.
“Pengu im më i madh është humbja me Islandën. Ajo ishte një sfidë që duhej ta fitonim dhe tashmë do të kishim 9 pikë në kualifikueset e Botërorit 2014. Për të tjerat kam një bilanc pozitiv dhe më pëlqen që skuadra shënon me tepër sesa pëson, pasi kemi realizuar 9 gola dhe pësuar 8”.
Bilanci pozitiv i De Biasit konfirmohet edhe te rezultatet në fushë, ku gjatë 9 ndeshjeve me italianin, Shqipëria ka regjistruar 4 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje.