E Diel, 1 Nëntor 2026

Super Inter fiton 0-5 në Xhenoa

Pothuajse gjatë gjithë ndeshjes Interi është perfekte dhe autoritare në fushën e lojës. Megjithëse me mungesa të rëndësishme si Eto, Milito dhe Mota, Mourinjo vendos mirë skuadrën sipas modulit 4-3-2-1 ku Baloteli është sulmues i vetëm.

Mjaftojnë gjashtë minuta që Kambiaso të shënojë golin e parë, ndërsa Baloteli shënon në minutën e 31. Në minutat shtesë të pjesës së parë Stankoviç shënon nga mesi i fushës pas një pasimi të gabuar të portierit kuqeblu amelia.

Në pjesën e dytë shënojnë Viera dhe Maikon duke vendosur supremacinë e skuadrës zikalktër. Më i miri i ndeshjes sigurisht që ishte fantazisti holandez Shanider me tre asist.

Të gjitha rivalet direkte janë sinjalizuar: Ky Inter të fut frikën...

Xhenoa – Inter 0-5
shënues: 6' Cambiasso, 31' Balotelli, 49' Stankovic, 66' Vieira, 71' Maicon

Xhenoa (3-4-3): Amelia; Biava, Moretti, Bocchetti; Papastathopoulos (69' Tomovic), Milanetto, Zapater, Modesto; Palladino, Floccari (62' Crespo), Sculli (62' Palacio). (Scarpi, Rossi, Esposito, Raggio Garibaldi). Tr: Gasperini.
Inter (4-3-2-1): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel (77' Cordoba), Chivu; Zanetti, Muntari, Cambiasso (46' Vieira); Stankovic, Sneijder (73' Mancini); Balotelli. (Toldo, Suazo, Santon, Arnautovic). Tr: Mourinho
kartona të verdhë: Modesto (G), Balotelli, Samuel, Muntari (I)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›