E Shtunë, 31 Tetor 2026

I mashtron për gjetjen e të humburve më 9 janar, pranga

Ky shtetas është prezantuar si polic i interpolit, me një emër të rremë, të quajtur  Gjon Marku, dhe duke përfituar nga gjendja emocionale e të gjithë familjarëve të Qarkut Lezhë të cilët kanë humbur femijët në tragjedinë e 9 Janarit, në kanalin e Otrantos, ka filluar të kontaktojë me ta duke kërkuar për çdo rast sasi të konsiderueshme parash, në këmbim të gjetjes së eshtrave të femijëve të tyre.

Gjatë kontrollit në momentin e kapjes, ju gjet dhe sekuestruan me cilesinë e provës materiale një granatë dore sëbashku me ndezësin, një pasaportë në emër të shtetasit Nikolin Ndoj, një kartë identiteti të një vajzë nga kallmeti, telefona, fletore me adresa, të cilat i mbante më vete në një çantë dore.

Grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë po punon per dokumentimin e cdo rasti mashtrimi qe mund te kete kryer ky shtetas, dhe për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›