E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, nënë e bijë vetëvriten si pasojë e torturave

E përditshmja Independent sjell fotografitë e tyre mbi titullin “Përse askush nuk i dëgjoi thirrjet e tyre?”

Gazeta fajëson policinë dhe autoritet e tjera sociale që nuk kishin vepruar megjithë 33 thirrjeve për ndihmë nga nëna dhe e bija.

Gazeta thotë se paaftësia e autoriteteve policore dhe sociale për të reaguar e kishte bërë nënën ta ndiente veten aq të izoluar sa t’i vërë makinës së tyre zjarrin duke u djegur, pasi jeta e tyre ishte bërë e padurushme duke qenë në shenjestër të një fushate dhune të vazhdueshme dhjetëvjeçare nga një bandë të rinjsh.

E përditshmja Daily Telegraph po ashtu në faqe të parë titullin e fokuson në akuzën mbi policinë “Policia lejon bandën e të rinjve që të çojë familjen në vetëvrasje”.

Gazeta thotë se nëna dhe e bija e saj vrasin veten pasi një bandë e të rinjve lejohet për vite të tëra që t'i torturoj ato.

Daily Telegraph thotë se një hetim ligjor kishte konkluduar se nëna që i kishte vënë zjarrin makinës për të vetëvrarë veten dhe të bijën e kishte bërë këtë si rezultat i dhjetë vjetëve abuzimi nga një bandë të rinjsh.

Ajo thotë se sistemi ligjor i kishte braktisur ato sepse kishte bërë shumë pak apo fare për t'i ndihmuar ato.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›