E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Roma, e "mbytë" ëndrrën e Milanit

Roma e ka mposhtur Milanin me rezultat 4 me 2 në derbin e javës në Itali. Skuadra romake arriti të largoj dilemën e fituesit që në pjesën e parë pasi siguroj epërsinë prej 3 me 0.

Burdiso në minutën e 13, Osvaldo në minutën e 23 dhe Lamela në minutën e 30 shënuan për epërsinë e thellë në pjesën e parë. Lamela në minutën e 61 shënoj për 4 me 0.

Përjashtimi i Marquinhos në minutën e 68 solli golat te Milani.

Pazzini nga penalltia në minutën e 87 dhe Krkic në minutën e 88 shënuan golat për Milanin.

Pas kësaj fitoreje Roma arrinë në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Milan mbetet në pozitën e shtatë me 27 pikë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›