PDK-AAK, muhabet byreku

Tashmë, nuk ka armiqësi mes zyrtarëve të PDK-së dhe AAK-së.
Komunikimi i tyre, është bërë aq i relaksuar sa mund të bëjnë shaka dhe të flasin edhe për byreqe.
GD ka sjellë një prej këtyre komunikimeve.
Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri i cili është shumë aktiv me postime në rrjetin social facebook, kur kërkoi ndihmë për numrin e telefonit të një byrektoreje, ajo i erdhi nga deputeti i PDK-së, Ramiz Lladrovci.
“A e ka dikush nr.e byrektore Bosna? ”, kishte pyetur Tahiri në facebook.
LLadrovci përpos që i kishte gjetur numrin e byrektores në fjalë, duke komentuar te statusi i Tahirit, flet me një gjuhë përçmuese për njerëzit që shërbejnë dhe merr rolin e komanduesit.
“Po thirre qat kali e urdhëroje me t’i sjellë e mos me t’i vonu byrekat se edhe pasaportën ia gjuajmë në ujë. Hahahahahahha”, është komenti i Lladrovcit.
Mbase kishte ironizuar.