E Diel, 1 Nëntor 2026

Super operacion italo-shqiptar, sekuestrohet 1 ton drogë

Një operacion i përbashkët i policisë italiane me atë shqiptare ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 1 ton lëndë narkotike në afërsi të Venezias.

Operacioni në fjalë i koduar “Underground”, lëshoi 11 mandat arreste për persona të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, mes tyre shqiptarë dhe italianë.

Lënda narkotike e zbuluar rezultoi e llojit marijuanë, ndërsa është vënë në pranga edhe kreu i bandës me origjinë shqiptare, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet intensive nga policitë e dy vendeve, për zbulimin e rrjetit të plotë të trafikut të drogës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›