Nga 8 deri më 12 prill pushim pranveror për shkollat

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njoftoi të enjten se nga data 8 deri më 12 prill do të jetë pushimi pranveror, rrjedhimisht nuk do të ketë mësim në shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.
Besa Bytyqi, zëdhënëse e MASHT-it, konfirmoi për Telegrafin se pushimi pranveror do të jetë nga 8-12 prill.
Ajo theksoi se ditët e pushimit pranveror bazohen në kalendarin vjetor që miraton MASHT-i, në bazë të Udhëzimit Administrativ.
Sipas Bytyqit, Ministria e Arsimit para çdo viti shkollor, miraton kalendarin vjetor me të cilën rregullohen ditët e pushimit./Indeksonline/