Kina dhe Rusia nënshkruajnë marrëveshje gazi
Pekin Kina dhe Rusia arritën sot një marrëveshje disa miliardë dollarëshe, që përfshin ndërtimin e një naftësjellësi mes dy vendeve dhe furnizimin për një kohë të gjatë të gjigandit aziatik me naftën ruse që vjen nga Siberia. "Kina dhe Rusia ranë dakord lidhur me disa kontrata për ndërtimin e një naftësjellësi, shitjen dhe financimin e naftës bruto dhe për projekte të tjera bashkëpunimi në fushën e naftës", i deklaroi shtypit zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Jiang Yu.
"Është një bashkëpunim me përfitime të dyanshme dhe një hap i madh përpara në bashkëpunimin në fushën e energjisë mes Kinës dhe Rusisë", deklaroi ajo, pa dhënë hollësi. Marrëveshja është nënshkruar në Pekin nga zëvendëskryeministri kinez Ëang Qishan dhe zëvendëskryeministri rus Igor Seçin.
Sipas mediave ruse, dy palët arritën një marrëveshje për ta furnizuar me naftë Kinën për një periudhë 23 vjeçare, 15 milionë tonë naftë bruto çdo vit, në këmbim të huave kineze me vlerë 25 miliardë dollarë për shoqëri ruse të naftës.