E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ushtarëve, Obama: U shfaq ana e mirë e Amerikës

"Ngjarja e të enjtes ishte një ndër më të rëndat të ndodhura në një bazë ushtarake amerikane", deklaroi ai, gjatë fjalimit të tij të përjavshëm radiofonik.

 "Dhe megjithëse gjatë kësaj që ndodhi ne pamë më të keqen e natyrën njerëzore, ishim dëshmitarë po ashtu të shfaqjes së anës më të mirë të vetë Amerikës", shtoi presidenti Obama. Amerikanët panë sesi ushtarakët dhe civilët u bashkuan për në ndihmuar të plagosurit, sesi i largonin me shpejtësi rrobat e tyre të mbushura me plumba për t'u dhënë ndihmën e parë të palgosurve, sesi improvizuan fasho për të ndaluar gjakderdhjen dhe në të njëjtën kohë hapën zjarr kur vetë ata ishin të palgosur'', u shpreh presidenti.

Autori i kësaj ngjarje, majori Nidal Malik Hasan, 39 vjeç, mjek psikiatër, duhej të transferohej së afërmi në Afganistan kundër vullnetit të tij, ndërkohë që nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të vdekur 13 ushtarë dhe u plagosën 28 të tjerë. Ai ndodhet në spital pasi u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Presidenti Obama deklaroi se kishte zhvilluar një takim me drejtorin e FBI-së, Robert Mueller dhe sekretarin amerikan të Mbrotjes, Robert Gates dhe përfaqësues të tjerë ushtarakë për të diskutuar mbi arsyet që ishin shkaku i kësaj tragjedie.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›