E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat përmbytin 30 shtëpi në Laç

Zona e Laçit ka qenë më e prekura gjatë orëve të natës, ku rreth 30 shtëpi janë zhytur në ujë, si pasojë e bllokimit të kanaleve kullues. E njëjta situatë raportohet edhe në fushën e Kurbinit, ku zona është përmbytur plotësisht.

Shkak për bllokimin e kanaleve është bërë një firmë ndërtimi që po kryen punime pranë autostradës. Gjithashtu, në Kodrën e Sanxhakut ka pasur rrëshqitje dheu, ku janë shkëputur masive të mëdha. I gjithë vendi është përfshirë nga rreshjet e dendura të shiut, të cilat dje shkaktuan përmbytje të mëdha edhe në Durrës.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›