E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhen regjistrimet në Universitetin e Vlorës

Vendimi erdhi për t’iu dhënë mundësinë të gjithë kandidatëve me mesataren 6 që të regjisterohen. Sekretaritë mësimore sipas udhëzimit do të mbyllen nesër në orën 18:00.

Universiteti i Vlorës me një urdhër të brendshëm të pak javëve më parë ka vendosur që të mos regjistrojë asnjë student me mesatare nën 6, sipas të cilëve ky vendim merrej për të rritur cilësinë e studimeve të larta.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit e ka kundërshtuar ashpër vendimin, teksa ka deklaruar se në këtë universitet do të regjistrohen të gjithë ata studentë që kanë dalë fitues në Maturën Shtetërore, pavarësisht mesatares së katër viteve të shkollës së mesme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›