Superfuqite ekonomike, gati planin antikrize
Ministrat e financave dhe guvernatoret e bankave qendrore nga shtate vendet me te industrializuara te Botes paten nje takim dje ne Uashington, ku rane dakord per nje plan pese pikash per te stabilizuar tregjet financiare boterore, qe shenuan kete jave renin me te madhe ne 30 vjet. Ata premtuan te perdorin te gjitha mjetet qe kane ne dispozicion per te parandaluar falimentimin e bankave dhe institucioneve te tjera financiare qe do te destabilizonin gjithe sistemin financiar nderkombetar. Ata do te ngrene siguracionin e depozitave bankare, per te ringjallur besimin e depozituesve se parate e tyre jane te sigurta. Ata u zotuan gjithashtu te marrim masa per te garantuar fonde per dhenien e huave per blerjen e shtepive. Vendet pjesemarrese te kesaj nisme jane Shtetet e Bashkuara, Japonia, Britania e Madhe, Gjermani, Franca, Italia dhe Kanadaja. Ne takimin nje ditor ne Departamentin Amerikan te Thesarit, pervec ministrave te financave, moren pjese edhe drejtuesit e bankave qendrore, perfshire Banken Qendrore Evropiane, qe mbulon 15 vendet qe perdorin euron. Takimin e Uashingtonit e kryesoi Sekretari amerikan i Thesarit, Henri Polson. Me takimin e tij, Grupi i te Shtateve mbylli nje jave gjate te ciles tregjet e aksioneve rane 15 deri ne 18 per qind. Kjo ishte java me e keqe ne 30 vjet, kur asnje zone e botes nuk mbeti pa u prekur nga paniku qe ka mberthyer financat per shkak te ngrirjes se operacioneve normale te kredive. Sekretari Polson tha se, pret qe luhatjet e tregjeve te vazhdojne edhe per nje fare kohe. Tregjet e kredive jane ende te bllokuara dhe prandaj duhen marre masa te metejshme. Zyrtaret me te larte te financave nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Japonia rane dakord per te plan te perbashket veprimi per te stabilizuar tregjet financiare dhe per te ringjallur besimin e investitoreve. Ata vune ne dukje se, gjendja aktuale kerkon masa te menjehershme dhe u zotuan per te bashkepunuar per zhbllokimin e kredive dhe per t'u krijuar mundesi bankave t'i japin hua njera- tjetres.
Paniku
Kjo ishte java me e keqe ne 30 vjet, kur asnje zone e botes nuk mbeti pa u prekur nga paniku qe ka mberthyer financat per shkak te ngrirjes se operacioneve normale te kredive. Vendet e G7 rane dakord per politika te perbashketa.
Paniku
Kjo ishte java me e keqe ne 30 vjet, kur asnje zone e botes nuk mbeti pa u prekur nga paniku qe ka mberthyer financat per shkak te ngrirjes se operacioneve normale te kredive. Vendet e G7 rane dakord per politika te perbashketa.