Superhëna blu e 30 gushtit/ Spektakëli qiellor edhe në Tiranë, shihet nga mijëra qytetarë

Pamje spektakolare ka dhuruar ‘Hëna Blu” në të gjithë rruzullin tokësor. Pamjet filmike kanë fokusuar Superhënën blu edhe në Tiranë .
Pavarësisht emrit, termi “Hëna Blu” nuk ka të bëjë fare me ngjyrën, përkundrazi i referohet ose dy hënave të plota që ndodhin gjatë të njëjtit muaj (si në këtë rast), ose hënës së tretë të plotë në një sezon që ka katër hëna të plota.
Mbrëmja e 30 gushtit ishte e veçantë në spektaklin qiellor edhe për faktin e bashkimit të një superhëne dhe një hëne blu, duke formuar një Superhënë blu.
Super hëna, ndodh kur hëna e plotë është më afër Tokës në orbitën e saj, duke rezultuar në një pamje pak më të madhe dhe më të ndritshme.
Superhëna e fundit e këtij viti pritet të jetë më 23 shtator, por koincidencat e Superhënës blu janë të rralla.
Sipas NASA-s ato ndodhin mesatarisht një herë në dekadë. Por pavarësisht kësaj, një “Hënë Super Blu” mund të ndodhë dy herë brenda të njëjtit muaj, ose mund të kalojnë deri në dy dekada midis shfaqjes së një Hëne Super Blu dhe një tjetre.
Hëna e ardhshme Super blu do të ndodhë në vitin 2037, kur dy do të ndodhin në të vërtetë relativisht afër njëra-tjetrës, një në janar dhe një tjetër në mars.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/RTSH/