E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë/ Furnizonin rrjetet me lëndë narkotike, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kokainë

Policia e Tiranës ka sekuestruar më shumë se 1 kilogramë kokainë, ndërsa ka vënë në pranga 3 persona.

Në kuadër të aksionit të koduar “Three stars”, tre persona të cilët furnizonin me kokainë rrjete shpërndarësish në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit, janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit.

Këta tre persona kanë qenë duke qarkulluar me automjet në rrugën “Vangjush Furrxhi”, dhe gjatë kontrollit iu është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë  1 kg e 52 gramë.  

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 kg e 52 gramë kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

“Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:  R. D., 30 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, banues në Shijak; G. M., 27 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›