E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrau të riun shqiptar Klajdi Bitri, gjykata italiane lë në burg 27-vjeçarin algjerian

Gjykata italiane ka lënë në burg 27-vjeçarin algjerian i cili vrau të riun shqiptar, Klajdi Bitri pak ditë më parë.

Në arsyetimin prej 13 faqeve të vendimit, gjykata ka konstatuar se Fatah Melloul është i rrezikshëm dhe se ai nuk mund ta përballojë zemërimin dhe mund të vrasë përsëri.

Megjithëse mbrojtja kërkoi lirimin e 27-vjeçarit algjerian gjykata vlerësoi se Fatah Melloul kreu vrasje me paramendim.

Sipas gjykatës, 27-vjeçari Melloulit nëse do t’i përcaktohej arrest shtëpie ashtu siç kishte kërkuar mbrojtja e tij, algjeriani rrezikon të arratisej dhe të përsëriste krimin.

Gjatë marrjes në pyetje i dyshuari ka refuzuar të flasë dhe të jap versionin e tij të ngjarjes.

I riu shqiptar, Klajdi Bitri, u qëllua pak ditë më parë në Ankona, me një shtizë peshkimi nga algjeriani  Fatah Malloul, pasi ndërhyri për të shuar konfliktin ku ishte përfshirë shoku i tij.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›