E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albert Xhani: Zëri i njerëzve u mbyt nga klithmat e bishave

Klubi që shpresonte më shumë në
tolerimin e Ekzekutivit ishte Partizani.
Të kuqtë, më saktë presidenti Albert Xhani,
u bënë iniciatorë të kërkesës
për ndryshimin e strukturës: të
mbështetur edhe nga Lushnja,
Elbasani e Bylisi, ata kërkuan
që Superiorja të luhej me 16
skuadra. Një përpjekje e dëshpëruar
për të mos rënë nga kategoria,
e cila dje mori goditjen
e "knock-out"-it. Kryeqyteti
dhe tre të tjerat nuk do të luajnë
mes më të mirave, pasi
Ekzekutivi u qëndroi besnik verdikteve që
kishte dhënë fusha. Pavarësisht se është
shkaktari kryesor për situatën ku ndodhet
Partizani, me skuadrën që është në
krizë fi nanciare prej më shumë se një viti,
Xhani vazhdon të besojë se fajin e kanë
të tjerët. "Këtu është një xhungël dhe në
një vend të tillë, zëri i njerëzve mbytet nga
britmat e bishave", ishte komenti i vetëm
që drejtuesi i të kuqve dha rreth
vendimit për të mos e ndryshuar
strukturën e kampionateve, të
paktën edhe për këtë sezon.
Ai nënvijëzoi gjithashtu se pavarësisht
faktit që skuadra do
të militojë në Kategorinë e Parë,
asnjë nga emrat e mëdhenj të
afruar në merkaton e verës nuk
do të largohet. Ai siguroi se
Bejzade, Sheta, Ahmataj, Nora,
Asllani, Ishka, Ardit Beqiri e Klevis Dalipi do
të qëndrojnë për të ndihmuar skuadrën
të ringrihet. Por, burime pranë klubit kanë
theksuar se ende nuk ekzistojnë fonde për
të paguar lojtarët për edicionin e ri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›