E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superkupa e Spanjes rikthehet ne mbremje El Classico

“El Classico” kthehet sërish me Barcelonën dhe Realin e Madridit që do të përballen mes tyre në raundin e dytë të finales për Superkupën e Spanjës. Barazimi 2-2 në ndeshjen e vajtjes të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” favorizon skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, që në fushën e saj mund të kënaqet edhe me një barazim minimal, 0-0 ose 1-1.

Po ashtu, ndryshe nga sfida e parë, tekniku “blaugrana” do të ketë në dispozicion nga minuta e parë kapitenin Xavi Hernandez dhe mbrojtësin Gerard Pique, pasi dy lojtarët janë rikuperuar plotësisht nga problemet fizike. Gjithsesi, Guardiola nuk pushtohet nga euforia dhe kërkon nga skuadra e tij një paraqitje ndryshe nga ajo në ndeshjen e parë.

“Këto ndeshje kanë treguar gjithmonë se nuk kanë favoritë, por një gjë është e sigurt. Na duhet një paraqitje ndryshe nga ajjo e “Bernabeut”. Reali tregoi se është një skuadër e fortë”, ka thënë trajneri i Barcelonës. Guardiola ka të drejtë, pasi Reali i Madridit nuk ka ndërmend të dorëzohet.

Skuadra e Mourinhos ishte dominuese në ndeshjen e vajtjes, por nuk arriti të administronte lojën, duke u ndëshkuar nga dy episode të zgjidhura me klasin e Deavid Villa dhe Messi. Tekniku portugez, i cili ka braktisur konferencën për shtyp përpara sfidës nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket formacionit, dhe do të zbresë në “Kamp Nou” me të gjithë arsenalin e tij të rëndë.

Edhe një herë frymëzimi i sulmit madrilen do të jetë Cristiano Ronaldo, që bashkë me Ozil do të kërkojnë të cojnë drejt golit Benzema.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›