Krimet ne familje shkak varferia dhe mungesa e edukimit

Krimi në familje vazhdon të tronditë vendin tonë dhe në këto kushte sociologët ndajnë mendimin se familjes shqiptare I kanë humbur ekulibrat. Sociologu Gëzim Tushi nëpërmjet As, këtë fenomen e lidh jo vetëm me kulturën e mangët të këtyre familjevë, por dhe varfërinë.
“Ndodhemi përballë një epidemie të krimit në familje. Shoqëria moderne ka prekur familjen tradicionale, autoritariste, familjen ku respekti brenda saj ishte i përcaktuar. Së dyti, shumë shkaqe të saj janë të lidhura me varfërinë. Një shkak i tretë është dhe përdorimi i lëndëve psikotrope, i alkoolit, drogës, që janë bërë fenomene shumë shqetësuese”- tha Tushi.
Tushi apelon dhe kundrejt strukturave të shtetit, të cilat sipas tij nuk duhet të korruptohen, por të veprojnë dhe ti dënojnë agresorërt maksimalisht. Gjithashtu ai kërkon dhe forcimin e institucioneve të edukimit.
“Ka frymë liberalizmi, kompromisi, apo mundet dhe frymë korrupsioni në dënimin e këtyre kriminelëve. Mendoj që intrasigjenca ligjore në këtë rast duhet të jetë shumë e fortë. Shteti, organet e drejtësisë, kanë përgjegjësi që krimit në familje t’i vënë kufij”- tha Tushi.
Ditët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur me dhjetra vrasje brenda familjes për arsye nga më të ndryshmet, si konfliktet për pronë, tradhëtitë bashkëshortore deri dhe ato të historive të vjetra kanunore.
Juli Bardhushi