E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e Gjykimit rigjendet skica e Rembrandit

Në më pak se 48 orë pas zhdukjes policia  amerikane rekuperon Rembrandin e humbur. Piktura me vlerë tregu 250 mijë dollarw u zbulua në një kishë afër Encino, deklaruan autoritetet . Pronarët e vizatimit të njohur si “Gjykimi” me përmasa 28x41-cm konfirmuan se ishte vepra origjinale e zhdukur të  shtunën, në mbrëmje.

Autenticitetin e vizatimit në fjalë e verifikuan dhe ekspertët nga  Instituti Linearis. Askush nuk është ndaluar nga policia  në lidhje me vjedhjen e bujshme dhe mbetet ende mister se si Rembrandi i humbur përfundoi në kishën e vogël në bulevardin “Ventura”, 40 km larg Los Angeles.

Vizatimi  u zhduk nga  një ekspozitë e hapur në Ritz Carlton Marina del Rey,  ndërmjet orës  22:20- 22:35 ndërsa kuratori po i kushtonte vëmëndje një klienti që kishte nevojë për të, për blerjen e një tjetër vepre.
Hetimet për të zbuluar fajtorët dhe të dyshuarit për çështjen në fjalë po vazhdojnë ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›