E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Dinamo frenohet nga Laci

Dinamo kampione ne fuqi dhe udheheqese e kampionatit eshte befasuar ne Qemal Stafa nga Laci pasi ka barazuar 3-3.

Kryeqytetasit kane kaluar te paret ne avantazh ne minuten e lsquo7 me Emiliano Vilen por skuadra e Lacit ka reaguar ne te gjitha rastet e dizavantazhit shume mire.

Golit te mesfushorit dinamovit qe u pasua me dy golat e tjere te Bakajt dhe Sefes lacianet iu pergjigjen me Milen Kastratin dhe Kajen ne kohen shtese duke mos i dhene mundesine skuadres se Dinamos qe te shkeputej nga dy ndjekesit e afert Skenderbeu dhe Flamurtari.

Gjithesesi kjo ishte nje nder sfidat me emocionuese te ndeshjeve te para te javes se dhjete te Superliges qe ka dhuruar spektakel deri ne vershellimen e fundit te gjyqtarit qe sinjalizoi mbylljen e ketij takimi duke u ndare nga nje pike te dy ekipeve.

Te njejten gje ka bere edhe Tirana ne Peqin ku ka arritur te permbyse rezultatin e te fitoje ne transferte perballe nje kundershtari te forte.

Grizha shenoi per vendasit qe ne minuten e lsquo17 te ketij takimi duke dhene pershtypjen e fitores se lehte te Shkumbinit i cili eshte i pathyeshem ne fushen e tij.

Por pjesa e dyte ka treguar nje tjeter Tirane. Pejic ne minuten e lsquo58 ka shenuar golin e barazimit nderkohe qe avantazhi i bardhebluve vjen me ane te Zizovic i cili kalon topin ne rrjete aty ku me pak e priste portieri kundershtar.

Surprizat e 24 here kampioneve te Shqiperise mbyllen ne menyren me te mire te mundshme. Goli i trete i Tushes i rralle per kampionatin tone i siguron tre pike te arta skuadres se Nevil Dedes e cila ngjitet ne vendin e katert ne kuoten e 15 pikeve.

Ndeshja e trete e se shtunes ishte ajo mes Beses dhe Kastriotit e cila u mbyll me rezultatin e bardhe qe pak i vlente te dyja skuadrave 0-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›