E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Egbo i fal nje pike Skenderbeut

Soza ndeshkoi ne minutat e fundit Bylisin. Besa mundi te merrte tri piket edhe ndaj Elbasanit.

Ne pritje te derbit te Tiranes te gjitha skuadrat e tjera jane duke dhene spektakel ne Superligen Shqiptare. Keshtu dje ne dy takime qe u zhvilluan skuadrat mike kane marre nga nje barazim te arte pikerisht ne minutat shtese. Si Skenderbeu ashtu edhe Elbasani munden te dilnin me nga nje pike nga fushat e veshtira te Bylisit dhe Kavajes.

Barazime in extremis

Ne Ballsh Bylisi vendas i ardhur nga Kategoria e Pare kete kampionat ka pasur nje pune te veshtire me Skenderbeun edhe per faktin se eshte luajtur ne nje terren te veshtire te renduar nga shirat. Sidoqofte mallakastriotet i jane pershtatur me mire terrenit dhe kane qene ne epersi ne fitore deri ne minuten e pare te kohes shtese kur nje dalje e gabuar e portierit Egbo eshte shfrytezuar nga argjentinasi i Skenderbeut Soza qe ka barazuar shifrat. Pikerisht atehere kur vendesit thuajse kishin filluar festen per kete fitore te cmuar te tyre. Por koha shtese ua ka prishur planet. Te paret kane kaluar ne epersi mallakastriotet e drejtuar nga maqedonasi Nikola Ilievski ne minuten e 31-te me ane te nje penalltie. Ka qene portieri Egbo ai qe eshte vene perballe kolegut te vet kuqebardh Orges Shehi te cilin e ka mposhtur. Duke kaluar Bylisin ne epersi. Kjo u ka dhene shume siguri mallakastrioteve qe kane filluar te kontrollojne me kujdes lojen. Ajo cka bie ne sy eshte loja me pasime te shumta dhe te shkurtra te miqve cka bie ndesh me terrenin e renduar. Kjo u shkon per shtat ballshioteve qe arrijne ta ruajne golin e Egbose deri ne kohen shtese. Por ne minuten e 91-te ka ndodhur gafa e Egbose. Qe i ka lejuar njelloj asisti Sozes qe te shenonte golin e barazimit Skenderbeut. Kontestime ka pasur edhe per penalltine e Bylisit ku kryesori ishte per faull jashte zones se 16-metrave te Skenderbeut nderkohe qe anesori ka sinjalizuar te kunderten penallti. Perfundimisht Skenderbeu shpeton ne fije te perit duke mos bindur serish si nje skuader pretendente per trofe sidomos kur luan jashte fushes se vet ndersa Bylisit i ikin 3 pike te cmuara ne kohen shtese. Nje skene e tille eshte perseritur edhe ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta ku Elbasani vendas ka arritur te barazoje rezultatin ne minuten e dyte shtese. Nje loje e ekuilibruar ne teresi mes verdhebluve dhe miqve kavajas por qe ka sjelle golin e pare te Beses ne minuten e 78-te me penallti. Nje faull ne zonen e Elbasanit eshte konvertuar ne penallti te dhene nga gjyqtari Ervis Peza te cilen e ka goditur Mihani me saktesi. Rezultati shkon ne 1-0 duke sjelle gezim te miqte dhe konfuzion te vendesit. Minutat kalojne dhe dukej se fitorja po merrte rrugen per ne Kavaje por minuta e 92-te ka qene vrasese per kavajasit qe kane pesuar golin e barazimit. Nje lemsh ne zonen verdhezi ka gjetur te lire sulmuesin verdheblu Sadiku qe ka goditur fort dhe e ka derguar topin ne kendin e majte te portierit mik Edvan Bakaj. Nuk ka me kohe per asgje vecse per vershellimen perfundimtare te gjyqtarit qe vulos barazimin 0-0 ne Ruzhdi Bizhuta. Kesisoj Besa edhe pse ishte shume prane fitores se pare ne kete kampionat nuk e ka arritur ende kete edhe pas javes se 7-te ndersa Elbasani duke qene se luante ne shtepi ka mbetur disi i pakenaqur duke nenkuptuar se ka humbur dy pike.

Canaj perballe Maganit

Ne Peqin Shkumbini vendas do te kete perballe Flamurtarin qe gjendet ne vendin e dyte te klasifikimit. Bardhekaltrit edhe ata te perforcuar ndjeshem kete kampionat kane pritshmeri te medha nga drejtuesit dhe tifozet peqinas por deri me tani kane zhgenjyer jo pak. Rezultate e dobeta i kane kushtuar vendin edhe nje trajneri si Mirel Josa qe u shkarkua menjehere pas javes se dyte te kampionatit. Pasuesi i tij Agim Canaj e nisi aventuren peqinase me nje fitore te bujshme 3-1 ndaj Skenderbeut ndersa me pas nuk ka pasur rezultate te mira. Kjo situate e ben te detyrueshme fitoren per vendesit por nuk do ta kene aspak te lehte sepse duhet te kalojne nje pengese mjaft serioze dhe potenciale kete vit si Flamurtari. Interesant eshte fakti se nje vlonjat si Agim Canaj drejton Shkumbinin ndersa Flamurtarin e drejton nje peqinas si Gugash Magani.

Renditja

Nd. Pike

1. Dinamo 6 15

2. Flamurtari 6 13

3. Skenderbeu 7 13

4. Vllaznia 7 11

5. Laci 7 10

6. Teuta 7 9

7. Elbasani 7 9

8. Tirana 6 8

9. Kastrioti 7 7

10. Shkumbini 6 5

11. Bylis 7 4

12. Besa 7 4

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›