Bundesliga bie Mainc Super-Gomez i heq fashot Bajernit

Gomez realizoi tre gola perballe Hanoverit. Guerrero i dha fund rekordit te Maincit.
Luis Van Gal kishte nevoje per golat e sulmuesve te tij dhe keta te fundit priten javen e tete te Bundesliges per te kenaqur deshirat e trajnerit holandez. Midis Miroslav Kloses Ivica Olicit dhe Mario Gomezit qe ne shtate takimet e para nuk kishin shenuar asnje gol ishte ish-sulmuesi i Shtutgartit qe realizoi nje tregolesh jetik per bavarezet. Keta te fundit moren dje nje trepikesh mjaft te rendesishem duke qene se te paret e klases Mainci u frenuan ne shtepi nga Hamburgu. Keshtu ekipi i Tomas Tushelit u mund ne fortesen e vet 0-1 vetem ne minuten e 89-te nga nje gol i Guerreros. Pas ketij rezultati Bajerni i merr tri piket e para Maincit duke iu afruar tashme me dhjete pike ne tabelen e klasifikimit.
Skemat
Ne Mynih askush nuk priti dje ate performance te skuadres se Van Galit. Ky i fundit thuri nje skuader pa lojtaret kyc si Roben Riberi Breno Van Byten Alaba Kontento Van Bomel Olic dhe Klose. Kesaj liste iu shtua edhe Shvajnstajgeri qe nisi takimin nga bankina. Katerkendeshin bavarez e ruajti Byt nderkohe qe vija e mbrojtjes formohej nga Lam Badshtuber Timoshuk edhe pse shkaterrues u preferua perballe Demikelisit ne qender te mbrojtjes argjentinasi tashme nuk hyn me ne planet e Bajernit dhe Brafhaid. Nderkohe qe para mbrojtjes Van Gal hodhi dyshen Otell - Pranjic. Per sa i perket repartit te avancuar pas sulmuesit te vetem Gomez luajti treshja e formuar nga Altintop Myler dhe Kros.
Super-Mario
Takimi foli i gjithi per vendasit te cilet gjeten golin qe ne minuten e 21-te te pjeses se pare me ane te Gomezit. Ky i fundit goditi topin me koke mjaft bukur pas nje harkimi te Altintopit. Keshtu me kete gol sulmuesi i kombetares gjermane pas golit qe i shenoi Kazakistanit te marten konfirmoi edhe nje here qe eshte ne forme te shkelqyer pasi edhe ne minuten e 43-te detyroi portierin e Hanoverit Fromlovic qe te bente nje mrekulli per te shmangur golin e sigurise per bavarezet. Edhe ne fraksionin e dyte te takimit ishte Super-Mario qe rrezikoi per vendasit te cilet brenda pak minutash rrezikuan te pesonin gol pas tentativave te Avevorit e Hankes. Nderkophe qe Gomez nuk beri gabimet e ketyre dy te fundit dhe ne minuten e 77-te pas nje asisti perfekt te dhene nga i riu Kros dribloi mbrojtesin dhe leshoi nje silur drejt portes se Hanoverit. Pas ketij goli formacioni bavarez edhe pse uli paksa ritmin e lojes nuk u ngop me gola. Ne minuten e fundit te kohes se rregullt ishte perseri Gomez qe shoqeroi topin ne rrjete pas nje harkimi te perkryer te Tomas Mylerit. Ky i fundit ishte dje nje nga me te miret per formacionin bavarez qe keshtu mori tri piket e arta ndaj nje kundershtari qe zbriti ne Allianz Arena si force e trete e kampionatit.
Bie Mainci
Triumfi i Bajernit erdhi ne diten me te erret te Maincit. Skuadra e Tushelit pas shtate fitoreve radhazi dy jave me pare barazuan rekordin e Bajernit dhe te Kaiserslauternit qe vite me pare kishin bere shtate fitore ne shate javet e para pesoi dje humbjen e pare ne kampionat perballe verioreve te Hamburgut. Ne pjesen e pare ekipi i Van Nistelroit rrezikoi me Trokovskin portieri Vetklo beri nje mrekulli duke pritur sferen qe po i drejtohej rrjetes dhe Ze Roberton goditi shtyllen. Nderkohe qe vendasit ne fraksionin e dyte ta takimit humben nje sere rastesh me Shyrlen Holtbyn dhe Szalain. Nderkohe qe ne te 89-n minute ishin miqte ata qe kaluan ne eeprsi Ze Roberto arriti qe te depertonte mjaft mire ne qender te mbrojtjes se Maincit aty ky i dhuroi sferen Guerreros qe nga dy hapa nuk gaboi dhe mposhti miqte.
Te tjerat
Te premten skuadra e Borusias se Dortmundit me fitoren qe mori ndaj Kelnit kapi edhe kreun e klasifikimit pasi barazoi me pike Maincin 21 nderkohe qe dje Verder Bremeni mundi 2-1 Frajburgun ndersa fitore brenda fushe mori edhe St. Pauli qe mundi ne Hamburg bavarezet e Nurembergut. Nderkohe qe ndeshja midis Shalkes dhe Shtutgartit perfundoi ne barazim 2-0. Ekipi i Magatit nuk mundi te merrte nje fitore ne Gelsenkirshen edhe pse perballe kishte nje skuader qe sapo kishte larguar trajnerin Gros.
Te premten
Keln ndash B. Dortmund 12
Te shtunen
FC Bajern ndash Hanover 96 30
Shalke 04 ndash Shtutgart 22
V. Bremen ndash Frajburg 21
Mainc 05 ndash Hamburg SV 01
St. Paul ndash FC Nuremberg 32
Volfsburg ndash B. Leverkusen 23
Te dielen
1530 Klautern ndash E. Frankfurt
1730 Hofenhaim ndash B. Mgladbah
Renditja
Nd. -/- Pike
1. Dortmund 8 14 21
2. Mainc 05 8 10 21
3. Bajern 04 8 4 15
4. HSV 8 2 14
5. St. Pauli 8 1 13
6. Hanover 8 0 13
7. Frajburg 8 -1 12
8. Hofenhaim 7 3 11
9. FC Bajern 8 0 11
10. Verder 8 -4 11
11. Volfsburg 8 0 10
12. Eintraht 7 2 9
13. Nuremberg 8 -2 9
14. 1. FCK 7 -4 7
15. Mgladbah 7 -9 6
16. Shalke 04 8 -6 5
17. 1. FC Keln 8 -7 5
18. Shtutgart 8 -3 4