Të vërteta të dhimbshme të lirisë...
Një vit zie, për gazetarinë. 53 kolegë njerëz që ishin ngritur në mëngjes për të bërë punën e tyre prej gazetari, atë që ne përpiqemi të bëjmë çdo ditë, kanë humbur jetën. Një pjesë se kanë rrezikuar duke shkuar përtej fronteve të luftës, në mënyrë që të thonë të vërtetën që shohin e jo atë që ofrojnë shtabet e ushtarakëve, një pjesë se kanë mësuar e thënë më shumë nga "sa mund t'u falej"prej krerësh të korruptuar qeverish apo kapobandash. Rreziku duket se është pjesë e punës sonë, e kolegët e vrarë dëshmi e përpjekjes që ne bëjmë për të fituar lirinë, për të thyer pranga, për të thënë të vërtetën.
Si gazetarë, si njerëz që për art e për zanat kemi fjalën, ne nuk mund të mos ndiejmë dhimbje, për këto humbje, nuk mund të mos solidarizohemi, bëhemi njësh rreth lirisë, e vetmja gjë që na mban gjallë e na jep mundësinë që të funksionojmë, të ekzistojmë. Gazetaria është diçka që pjesa më e madhe e bën për pasion, ani ndoshta për këtë në radhët tona, ka më shumë prej atyre që janë të gatshëm të lënë kokën, për të raportuar atë që kanë "vjedhur”, për të denoncuar skandalet e për të mbrojtuar ata që nuk kanë mundësi të mbrohen.
Por ne gazetarët shqiptarë vç dhimbjes dhe solidaritetit, duhet edhe të skuqemi. Prej turpit apo prej inatit, e ndoshta të shpërthejmë në vaj ose ulërima, pasi deri më sot ne ekzistojmë vetëm si strukturë e kalbur, pa mundur të themi asgjë. Për arsye banale gazetaria këtu tek ne është shndëruar në një fenomen banal të përditshëm, e cila vepron nën një trysni e presion, që nuk e lë të marrësh frymë e jo më të quhet fjalë e lirë. E vërteta e madhe të cilën "Reporterët pa Kufij”, ndoshta nuk e dinë, është se në Shqipëri liria e medias, është e mohuar. Është një mollë ndaluar. Sigurisht terrori këtu është i sofistikuar e shfaqet në mënyra, që vetëm ata të cilët i përjetojnë çdo ditë mund t'i zbulojnë e t'i shfaqin hapur, por deri më sot pak kanë guxuar apo kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë.
Mënyrat e sofistikuara të dhunës, që fillojnë me trysninë financiare, pagesat minimale, punën në të zezë dhe dhjetra si këto kanë kufizuar jo vetëm lirinë, por edhe dëshirën për t'u përfshirë në profesion. Paragjykimet, nënvlerësimi dhe pushteti korruptiv i politikës mbi pronarët e medias, nuk lejojnë qoftë edhe një prej nesh të ngrejë krye e të revoltohet. Është provuar se revolta rezulton me dëbim, hedhie në rrugë e të tjera si këto. Shoqatat e medias, ato që kanë marrë përsipër mbrojtjen e gazetarëve, rezultojnë në fakt të jenë në duar të pronarëve, të atyre që i lënë gazetarët me muaj të tërë pa paguar, i flakin në rrugë sa herë u preken interesat dhe sa herë nuk u zbatojnë urdhrat.
Në një gjendje të tillë ata që kanë humbur më shumë janë profesionistët, njerëzit që nuk kanë pranuar të bëjnë kompromis me situatën. Pjesa tjetër janë tashmë të zhytur edhe për faj të mungesës së profesionalizmit, në një "llum"që përgjithësisht quhet gazetari kafenesh. Një punë që nuk prek askënd dhe që nuk vlen asgjë. Pjesa më e madhe e gazetarëve (nëse mund të quhen të tillë), kanë përfunduar në atë që quhet "diktofon lëvizës", ata marrin dhe zbardhin deklarata, të mbushura me mburrje apo sharje, pa pasur mundësinë dhe pa marrë guximin të pyesin, qoftë edhe me një pse.
Mosha e re, mungesa e arsimit përkatës dhe të mësuarit të gazetarisë në rrugë, prej "shefave"që rrallë qëllojnë të jenë të pa korruptuar (nga fakti që i bëjnë yzmetin rrogave disa milionëshe) e lëre pastaj të jenë të aftë e të kenë arsimin e duhur, ka sjellë dyndjen e një lloi gazetari që ka cënuar me anë të abuzimit imazhin e krejt pjesës tjetër. Një gazetarie që më shumë i kushton vëmendje dhunës së parëndësishme të shfaqur në mënyra krejt rastësore, se sa fakteve të përditshme jetësore, socialekonomike apo gjendjes së mjerueshme të pjesës më të madh e të vendit, të cilat thuajse shmangen, si tema që nuk shesin, e që në të vërtetë janë temat "që djegin”.
Historitë me bosë që hyjnë në sallat e gazetarëve dhe ndryshojnë shkrime janë të vjetra, e fatkeqësisht vazhdojnë të ndodhin edhe sot e kësaj dite, pa pasur qoftë edhe një kundërshtim. Ani kur je i pambrojtur e në një situatë të tillë, cilido prej nesh që ndodhet në fushën e mediave, e kupton qartë dhe drejt se kundrshtimi është fundi i një vendi pune, të cilin shumë shpejt mund ta zërë një i paaftë që është gati të bëjë gjithçka, për "pronarin"qoftë edhe të shkruaj gënjeshtra e përralla me bisht.Në këtë situatë fjala liri është krejtësisht jashtë konceptit të saj dhe është e pamundur të mos jesh pesimist.
Por kjo nuk do të thotë që do të heqim dorë nga lufta dhe përpjekja për ta fituar lirinë. Pasi për të vërtetën ka gjithmonë një vend, e të gjithë duhet të punojmë pak për të qenë një levë Arkimedi e për të ndryshuar çka është sot gazetaria shqiptare. Sigurisht ndryshimi nuk do të jetë i shpejtë, do të duhen ndoshta vite, derisa të arrihet në shëndrimin e kësaj mase "të komanduar"njerëzish që në pjesën më të madhe nuk kanë konceptet minimale për gazetarinë, në një grup njerëzish të fjalës së lirë e të vërtetës. Një metotë "me kosto më të ulët”, siç është ajo e gazetarisë së internetit, e cila nuk ka nevojë për një përkrahje pronarësh të mëdhej, të cilët mund edhe të mohojnë lirinë, mund të jetë një nga zgjedhjet. Kjo duke shpresuar gjithmonë se kjo mënyrë do të ketë më shumë lexuas, do të bëhet më e besueshme dhe më e frekuentuar.