E Diel, 1 Nëntor 2026

Të qeshim së bashku!

Një nxënës i sapoardhur ne klasën e re pyet mësuesen :
-Mësuese a dënohet dikush për diçka që nuk e ka bërë?
– Jo asnjëherë,- përgjigjet mësuesja.
– Atëherë se besoj se do të më dënoni për detyrat që nuk i kam bërë.

***

Një hajdut shkon në Pazar për të shitur rrobat që kishte vjedhur, por një hajdut tjetër ia vjedh. Në darkë e shoqja e cila e sheh të mërzitur e pyet:
-S’fitove gjë?
Hajduti duke qeshur:
-Kësaj here i shita me çmimin që i mora.

***

Ishte ndeshje e madhe, vetëm se pjesa e parë mbaroi keq. Sulmuesi i qendrës i shkoi huq të gjitha pasat. Përveç kësaj hëngrën edhe tre gola. Në pushim në dhomat e veshjes sulmuesi qendror s’la llaf pa thënë për arbitrin: “ Arbitër i shitur, padrejtësi...” Sa të gjej rastin do t’i fus një shkelm. Trajneri duke i rënë supeve..: “Kam frikë se do të të shkojë huq edhe ajo...”

***

Disa fëmijë po mburreshin se i kanë baballarët të shpejtë:
Njëri thotë:
- Babi im pasi hedh shigjetën vrapon dhe e kap e kap pa arritur në shënjestër.
I dyti:
- Babi im gjuan me pistoletë dhe e kap plumbin pa arritur shënjestrën...
I treti:
-Se mos është ndonjë gjë kjo. Babi im është mësues, megjithëse puna i mbaron në orën 4 vjen në shtëpi që në 1.

***

Rrapushi ishte në hotel në Angli, merr në telefon servisin e dhomës:
- TU TI TU TU TU TU, - thotë.

Punonjësit e hotelit po përpiqeshin se ç’thoshte klienti. Dërguan lajm andej këndej se ç’do të thotë. Më në fund gjetën një përkthyes në Ambasadën shqiptare i cili e përktheu:
- 2 çaje tek 222-shi.

***

Beni kthehet nga shkolla me hundën të gjakosur, e ëma fillon të bërtasë.:
- Bobo! ǒtë ndodhi, ndonjë aksident?
- Jo ! E ka fajin magjistari.
- Cili magjistar.
- Erdhi në shkollë për shfaqe. Më mori në skenë dhe me nxori 100 lekëshe nga hundët.
- Ah maskarai!
- Jo jo, në fakt ai nuk bëri gjë, fajin e kanë shokët e klasës. Pasi iku magjistari filluan të kërkojnë a ka para të tjera në hundë...

***

Beni para se të shkojë në shkollë i thotë të ëmës se i dhembte barku.
E ëma:
- Nuk ke ngrënë bukën, e ke barkun bosh ndaj të dhemb. Po të ishte plot nuk do të të dhembte.
Në shkollë mësuesi nxënësve:
- Fëmijë më dhemb koka, mos bëni zhurmë ju lutem.
Beni ngrihet në këmbë:
- Mësues, e keni kokën bosh prandaj, po të ishte plot nuk do të të dhembte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›