Superliga Shkumbini fiton 2-1 ndaj Lacit

Shkumbini ka fituar 2-1 ndaj Lacit ne ndeshjen e javes se 13-te te Kategorise Superiore. Ne takimin e zhvilluar ne Peqin jane miqte ata qe kalojne te paret ne avanatzh me ane te sulmuesit Mile qe shenon ne minuten e 20-te por nje minute me vone barazon per Shkumbinin Kuli . Ne barazim 1-1 perfundojne 45 minutat e para. Ne pjesen e dyte per Shkumbinin veshtiresohet ndeshja pasi Mancaku del me karton te kuq ne minuten e 59-te. Ne minuten e 72-te barazohen forcat ne fushen e lojes pasi edhe mbrojtesi i Lacit Stipe Buljan pas dy kartonave te verdhe perjashtohet me karton te kuq nga gjyqtari Taullaraj. Skuadrat kerkojne golin e fitores i cili do te vije ne minuten e 83-te per Shkumbinin. Sulmuesi Altin Gerbovic me koke mposht portierin kundershtar dhe i jep tre pike te rendesishme skuadres peqinase . Ne fund edhe Kuli ndeshkohet me karton te kuq dhe Shkumbini e mbyll takimin me 9 lojtare. Perfundon 2-1 per Shkumbinin qe ngjitet ne kuoten e 17 pikeve po aq sa ka edhe Laci. Javen e ardhshme Shkumbini luan ne transferte ndaj Skenderbeut ndersa Laci pret Vllaznine .