Nikollë Lesi në Spiten të Lezhës: Do të zgjedh pazarinmë të mirë për ju
Kryetari i Lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi ka zhvilluar ditën e sotme një takim në fshatin Spiten të rrethit të Lezhës, që është edhe fshati i tij i lindjes.
Në këtë takimNikoll Lesi u ka garantuar bashkëfshatarëve të tij se cilindo podium që ai do të zgjedhi, do ta bëj për të mirën e tyre, për të mbrojtur interesat e zonës së tij.
Kam ardhur këtu në fshatin tim të lindjes, në Spiten për t’ju garantuar juve se do të jem zëri juaj. Në cilindo podium që unë do të jem të Marten, do të mbroj interesat tuaj dhe të zonës sonë. Politika vitet e fundit është bërë Pazar dhe unë po zgjedh “pazarin”më të mirë për ju, është shprehur Lesi.