E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrim Mucaj Si dashuron nje karakter malesori

Ky eshte bashkepunimi i tij i pare ne Shqiperi ku ka fatin te luaje ne krah te artisteve te medhenj te ekranit si Reshat Arbana Enver Petrovci Ndricim Xhepa apo Elvira Diamanti. Per aktorin kosovar Afrim Mucaj protagonist ne rolin e Dritanit mundesia per te luajtur ne filmin me te ri te regjisorit Spartak Pecani eshte padyshim nje privilegj.

Jeni protagonist ne filmin me te ri te regjisorit Spartak Pecani. Si u zgjodhet per kete rol

Jam i prire te besoj ne rolet apo projektet qe i dua per vete. Ndonjehere besoj qe gjerat jane vertete te shkruara se si do te ndodhin ne jeten tone. Kuptova nga koleget e mi qe ne Prishtine do te mbahej nje audicion per nje projekt filmik te nje kooproduksioni shqiptaro-anglez me regjisor Spartak Pecanin. Pa u hamendur vendosa te konkurroj dhe qysh ne kontaktin e pare me regjisorin dhe ekipin ne pergjithesi e kuptova qe kisha shanse te mira. E pranoj qe pritja e pergjigjes finale ishte loje nervash pasi zgjati rreth nje jave dhe audicioni ishte i permasave te medha pasi qe mbajtur ne tri shtetet ku banojne shqiptaret Shqiperi Kosove dhe Maqedoni. Por megjithate me ne fund erdhi lajmi i mire qe une do te isha Dritani i filmit Ada. Entuziazmi qe kisha ate dite arsyetohet katerciperisht me kenaqesine qe po me fale puna ketu dhe pervoja me artistet e medhenj shqiptare.

A ka qene e veshtire kapja e personazhit cmund te na thoni per te

Bota e filmit eshte vertete e bukur dhe atraktive por per ti dhene kuptim asaj duhet shume pune apo ndoshta edhe sakrifice. Roli qe une interpretoj ne film kerkon angazhim serioz shume energji pasi i tille eshte Dritani nje djale qe nuk e njeh friken me veshtiresi mbijetese e komplikime morali e dashurie. Karakteri i tij prej malesori ma bene kete rol aq te kompletuar saqe e dua shume. Mua si aktor ky rol me jep shume mundesi dhe tashme mund te them se ndihem shume mire ne petkun e Dritanit.

Cila ka qene pervoja juaj e meparshme ne kinema

Ne film te metrazhit te gjate kjo eshte pervoja ime e dyte serioze. Angazhimi im i pare ka qene tek filmi Kodi i jetes i regjisorit kosovar Ekrem Kryeziu. Me kane thene se kam bere nje rol te mire por une ende se kam pare kete film pasi premiera e tij nuk eshte dhene. Puna me regjisorin Kryeziu ishte nje kenaqesi ne vete pasi ishte eksperienca ime e pare dhe si te tille do ta ruaj me shume fanatizem ate ndjenje dhe besoj qe do ta kujtoje cdohere me shume dashuri. Ishte nder dhe pergjegjesi e madhe per mua pasi asokohe edhe pse isha ende student ne Akademine e Arteve ne Prishtine po punoja me nje regjisor profesionist. Kurse pervoja qe po perjetoj tani ne Tirane me duket sikur eshte me ndryshe. CoProductioni Angli-Shqiperi-Kosove me nje ekip te gjere profesionistesh e ka shtuar tek une ndjenjen e pergjegjesise dhe te dashurise ndaj profesionit. Une po e perjetoj ate qe e kam enderruar si femije.

Cfare do te thote per ju marrja e ketij roli

Pergjegjesi dhe privilegj shume i madh. Me duhet te theksoj se e mora kete rol nje jave pas diplomimit ishte dhurata me e mire. Shpresoj dhe besoj te mos i zhgenjej.

Cilet jane aktoret e tjere me te cilet luani

Perkrahe meje kam nderin te kem bashkeprotagoniste nje vajze shume te talentuar nga Prishtina Lira Blakaj qe luan rolin e motres se Dritanit me emrin Ada. E mira e kesaj eshte qe une dhe Lira jemi bere me te vertete si moter e vella dhe kjo besoj qe po reflekton ne film. Gjithashtu kam kenaqesi shume te madhe qe protagonist tjeter i filmit eshte aktori i madh Ndricim Xhepa prej te cilit po mesoj shume. Eumlshte nder i madh te luaj perkrah tij. Gjithashtu jam shume i lumtur qe bashkepunoj me kasten e aktoreve te tjere te jashtezakonshem te tille si Elvira Diamanti Reshat Arbana Enver Petrovci Eshref Durmishi Klodian Hoxha Gent Hazizi Eni Qani Ylber Bardhi etj.

Cfare eksperience keni fituar prej tyre dhe cfare marredhenie keni ndertuar duke ditur qe jane padyshim figura te kinemase sone

Eksperience e jashtezakonshme. E thashe edhe me pare se po mesoj shume me kete ekip. Tashme jemi bere miq me pothuajse te gjithe aktoret e ketij filmi pasi kemi marredhenie te shkelqyera. Me duhet te them se regjisori Spartak Pecani dhe asistenti i tij i pare regjisori anglez Jamie Donoughue kane bere per ne nje pune te palodhshme si ne ndertimin e karaktereve ashtu edhe ne trajtimin tone si aktore.

Eumlshte ky bashkepunimi juaj i pare me artiste shqiptare dhe ne Shqiperi Si e konsideroni

Mendoj se cdo prezantim i vlerave kulturore dhe artistike kosovare ka rendesine e vet. Bashkepunimi me kete kaste artistesh nga Shqiperia do te mbetet ne jeten time si historia me e bukur e bashkepunimit tim me shqiptaret jashte kufijve te Kosoves. Po kaloj nje periudhe te shkelqyer te jetes sime me te gjithe si ne xhirime ashtu edhe jashte skenave te filmit. Me kane pritur jashtezakonisht mire pertej pritjeve te mia. Deshira ime do te ishte qe te mos mbaronte per kohe te gjate ky bashkepunim.

Keni pasur ndonje moment te veshtire gjate xhirimeve ndonje skene qe nuk ka funksionuar sic duhet apo ne te cilen keni hasur probleme

Gjithmone ku ka pune ka edhe veshtiresi por te evitueshme. Megjithate do te permendja nje skene te dhunes fizike ne film por qe jashte kamerave ishte komike. Ne nje vend malor te quajtur Qafe Molle xhironim nje perleshje fizike ne te cilen isha i perfshire une ose Dritani. Aty e kam marre nje shpulle te nxehte qe nuk do ta harroj kurre. Nga goditja e fuqishme u rrezova pertoke dhe ashtu i trullosur por i nxehur fort u ngrita dhe vazhdova skenen e cila sipas regjisorit ka dale te jete skene e mrekullueshme dhe e tille duhej te dilte pasi ishte shume origjinale.

Ne cfaze jane aktualisht xhirimet per filmin

Filmi eshte ne fazen e fundit te xhirimeve kane mbetur me pak se nje jave kur do te perfundojne. Po punojme me nje entuziazem te fuqishem qe ta mbyllim kete faze te filmit per ti hapur rruge puneve pasuese ne te.

Kur xhirimet te kene perfunduar do ti ktheheni jetes suaj ne Prishtine

Me besoni qe tashme jam permalluar shume per Prishtinen por e di se e njejta gje do te ndodh per Tiranen kur nuk do te jem me ketu. Megjithate jam i lumtur qe gjithcka po perfundon ashtu sic ishte planifikuar. Me duhet te them pa modesti se pres qe filmi te jete me te vertete i mrekullueshem pse jo edhe i permasave boterore. Nuk besoj qe autori i ketij filmi por edhe artistet do te rrine rehat gjate viteve te ardhshem. Pas perfundimit te ketyre xhirimeve do te kthehem ne vendin tim qe me ka marr malli shume dhe ti rikthehem puneve dhe angazhimeve te mia ne Prishtine. Planet jane qe te mos qendroj kohe te gjate ne Prishtine per arsye te angazhimit ne disa projekte te tjera filmike jashte Kosoves por ku i dihet ndoshta do te kthehem perseri ne Tirane. Besoj qe po largohem nga Shqiperia me faqe te bardhe... Faleminderit shume Shqiperi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›