Superliga, Teuta fiton sërish, tifozët sende të forta ndaj albitrit
TIRANË- Teuta ka ruajtur diferencën prej 5 pikësh nga Tirana, duke fituar 2-1 në një fushë të vështirë si ajo e Pogradecit. Skuadra Durrsake ka përmbysur disavantazhin e pjesës së parë, falë golave të Çotës dhe Osmanit, me penallti.
Në fund të takimit, tifozët u irrituan me arbitrin Enea Jorgji duke hedhur në fushë sende të forta. Kjo bëri që gjyqtari të dilte nga fusha e lojës me ndihmën e forcave speciale. Ndërkohë, ka fituar edhe Tirana që mundi 1-0 në kryeqytet Laçin. Goli i Morinës 10 minuta para fundit i dha 3 pikët skuadrës bardheblu, që edhe këtë herë tregoi se ka probleme të shumta. Në takimet e tjera spikat triumfi 5-1 i Skënderbeut në Fier, ndaj Apolonisë.
Ndeshja pothuajse nuk ka patur histori, pasi korçarët shënuan 3 herë që në pjesën e parë, duke përfituar edhe nga kartoni i kuq i Mehmetajt. Në Vlorë, Flamurtari ka fituar me goleadë ndaj Shkumbinit, në ndeshjen debutuese të Shkëlqim Muçës. Vlonjatët shënuan 5 gola, duke u ngjitur në kuotën e 21 pikëve. Në Ballsh, Bylisi mundi 4-2 Tomorin, ndërsa java e 12-të do të mbyllet me sfidën Vllaznia-Dinamo, në program ditën e diel.
(el.me/news24/BalkanWeb)