Aktivitete kulturore në 115-vjetorin e lindjes e Lasgush Poradeci
POGRADEC- Në nderim të lirikut të madh, poetit Lasgush Poradeci, në 115 vjetorin e tij të lindjes, drejtoria Arsimore në Pogradec organizoi të shtunën një veprimtari kulturore, ku u përkujtua jeta dhe vepra e poetit.
Pedagogë, studjues dhe poetë, folën për krijimtarinë e Lasgushit, simbolikën e poezisë, veçorinë e ligjërimit të tij poetik, botën Lasgushiane dhe letërkëmbimin e poetit me mikun dhe prozatorin e shquar, Mitrush Kuteli.
Llazar Gusho, i njohur në letrat shqip me emrin letrar Lasgush Poradeci, ka lindur në Pogradec më 1896. Studimet e shkollës së mesme ai i kreu në Manastir e Athinë, dhe më pas studjoi në Bukuresht në vitin 1921, e në Grac të Austrisë në vitin 1924.
Familja e tij ka luajtur një rol të vaçantë në çeljen e Shkollës së Parë Shqipe në Pogradec, në vitin 1887, ku vetë Lasgushi ishte një ndër patriotët më në zë të lëvizjet patriotike të kolonisë shqiptare të Bukureshtit.
Ndër vjershat e para të tij, janë “Dita e njëzet e tetës”, “Naimit”, “E fundit mërzitje” etj. Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij poetik “Vallja e yjeve” dhe më 1937, përmbledhja e dytë “Ylli i zemrës”. Veç lëvrimit të poezisë, poeti shqipëroi, me një nivel të lartë artistik pjesë nga krijimtaria e poetëve botërorë si Eminesku, Mickievic etj.
Vepra e tij, së bashku me letërkëmbimin me Dhimitër Paskon , është përmbledhur në katër vëllime.I fundmi i simbolistëve evropianë Lasgush Poradeci, vdiq më 1987 dhe sot Shtëpia e Kulturës së qytetit të tij të lindjes mban emrin e poetit të madh shqiptar.
(el.me/atsh/BalkanWeb)