E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, plagosen ish ministrja e Kulturës me bashkëshortin

TIRANË- Esmeralda Uruçi, ish ministrja e Kulturës bashkë me bashkëshortin e saj, kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, km 12.

Mësohet se bashkëshortët Uruçi po udhëtonin në mjetin me targa TR 8580 J, teksa janë përplasur nga automjeti me targa TR 6058 K, i cili pas aksidentit drejtuesi i saj është larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur.

Forca të shumta policie kanë mbërriur menjëherë në vendngjarje, dhe kanë bërë të mundur edhe shoqërimin në spital të të plagosurve. Mësohet se bashkëshorti i ish ministres, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe kapjen e drejtuesit të mjetit me targa TR 6058 K.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›