E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Teuta merr kreun



Arkiv Falë një penalltie të realizuar nga kapiteni Arjan Sheta në minutën e 21’ Teuta arrin të mposhtë Apolloninë në fushën e saj me rezultatin 0-1.

Për “djemtë e detit”, të drejtuar nga Hasan Lika, kjo ishte fitorja e dytë në transfertë dhe e katërta në pesë javët e para, rezultate këto që i ngjisin ata në krye të Superligës në kuotën e 12 pikëve, të vetëm.

Humbjen e vetme të pësuar, Teutës ja ka shkaktuar Vllaznia, në atë fitore 3-1 në “Loro Boriçi”.

Takimi i radhës për Teutën do të jetë ai që do të zhvillohet në Durrës me Skëndërbeun që aktualisht ndodhet në vendin e 10-të.

Ndërkohë takimi tjetër i ditës së dielë ai mes Dinamos dhe Shkumbinit në Stadiumin “Selman Stërmasi” ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0.

Dy formacionet, me shumë lojtarë të rinj, të udhëhequr në fushë nga kapitenët me përvojë, Bekim Kuli i Dinamos dhe Roland Dervishi i Shkumbinit, prodhuan shumë pak lojë dhe grintë gjatë 90 minutave shumë të mërzitshme, aq sa e vetmja shfaqje ndodhi në tribuna, në minutën e 74-t, ku pati ndonjë replikë të tejkaluar midis tifozerive respektive.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Dëmtim i rëndë për Sajmir Ujkanin
Dëmtim i rëndë për portierin e kombëtares shqiptare Sajmir Ujkani gjatë ndeshjes Novara – Bologna, që përfundoi me rezultatin zero me dy.
Seria A, ndalet Juventus e Udineze
Përvec numrit të ndeshjeve të luajtura, që tashmë shkon në 6, asgjë tjetër nuk ka ndryshuar në tabelën e rënditjes përsa i përket grupit të skuadrave kryesuese në Serinë A. Bayern fiton dhe zbavit
Bajern Mynih ka mundur në 13 minuta Hertën dhe më pas zbavit tifozët në Allianz Arena. Vazhdon dueli Barça-Real
Barcelona dhe Real Madrid kanë fituar thellë ndeshjet e javës së 7 në Spanjë dhe vazhdojnë duelin për vendin e parë në Ligën BBVA. Thellohet kriza tek Interi
Milani ka mundur 3-0 në San Siro Palermon duke marrë dhe fitoren e dytë këtë sezon në Serie A.

Lajmet kryesore

Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Një javë para afatit i shkruajnë gjykatës: Duam ndihmë
Vazhdon përplasja Topi-Topalli
CEZ: Gjobë dhe burg për 328 konsumatorë
Një javë e mbushur me vrasje
Idrizi: Gjoba për deklarim të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›