E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ultimatum i G20-s ndaj Europes


Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve të G20-s, që u mblodhën në Paris, i janë drejtuar me një ultimatum Europës: brenda 23 Tetorit, që përkon me e samitit e ardhshëm të BE-së, duhet të  ketë hartuar një plan të plotë për ti’ bërë ballë krizës së borxheve, e cila po vë në rrezik ekonominë botërore.

Në fakt tonet janë të pazakonta për një samit të tillë, cka dëshmon edhe njëherë se situata ekonomike që po kalon Europa është e vështire, duke nisur nga Greqia, apo për problemet e mëdha të anëtareve të tjerë të Europës, me Italinë në krye.

Sekretari i Thesarit Timoti Gajtner tha se SHBA është e gatshme të mbështesë përpjekjet e Brukselit. “Jemi të përgatitur të mbështesim një strategji efektive në Europë, bashkë me FMN”.

Shefja Kriza FinanciareKriza, java vendimtare e Greqisë Kriza e Eurozonës, debat Obama-Merkel Kriza, bie import-eksporti nga Greqia e Fondit Monetar Ndërkombetar pranoi se situata është përkeqësuar:

“Nëse dicka- në një situate që në tre javët e fundit ka tendence te perkeqesohet, nëse tregjet kanë shfaqur ndonje shenje të forcimit në ditët e fundit, qartazi, pamja e përgjithshme e ekonomise boterore nuk eshte permiresuar. Kemi ndjere rrezikun e infektimit, vecanerisht nga ekonomite e avancuara në vendet në zhvillim apo ata me te ardhura të ulta”, tha Kristinë Lagarde, drejtuesja e FMN-së.

Presidenti i Bankes Qendore Europian, Zhan Klod Trishe tha se Fondi i Stabilitetit Financiar të Europës, i cili u ratifikua nga Parlamenti Europian javën e kaluar, do të ndihmojë të  izoloje krizën e borxhit që minon besimin tek Euro.

Komisioneri Europian, Oli Rehn shtoi:

“Eshte e qarte qe në duam një zgjidhje të qendrueshme per Greqine, cka do të thote se nëse Trojka dhe ministrat e Eurozones kanë rene dakort se Greqia ka permbushur kushtet e nevojshme, ne do te japim kestin e gjashte dhe pastaj do te punojme nje program te dyte, me financime te pershtatshme nga sektoret public dhe private”.

Detaje të planit të shpëtimit të diskutuar në Paris përfshijnë: ripërcaktim të vlerës së borxhit grek, një fond europian shpëtimi më të fortë dhe rikapitalizimin e bankave më të dobëta për t’i armatosur ato kundër humbjeve të pashmangshme.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Video e Metës, ekspertët s’kanë mjete
Një javë para afatit i shkruajnë gjykatës: Duam ndihmë
Vazhdon përplasja Topi-Topalli
CEZ: Gjobë dhe burg për 328 konsumatorë
Një javë e mbushur me vrasje
Idrizi: Gjoba për deklarim të rremë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›