E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Tirana e Skenderbeu hyjne ne konflikt

Ka një luftë në distancë mes Tiranës dhe Skënderbeut për futbollistin Mario Morina.
Sulmuesi që besohet se është ende nën kontratë me bardheblutë është prezantuar në Korçë nga ana e kampionëve si lojtar i tyre i ri dhe kjo ka sjellë reagimin e bardhebluve.
Tirana ka dalë me deklaratë zyrtare ku shkruhet se Morina ka kontratë deri në 2014 dhe akuzon Skënderbeun se ka shkelur rregullat.
Kryeqytetasit shpresojnë që Skënderbeu të tërhiqet duke deklaruar se ky mund të jetë edhe gabim i ndonjë drejtuesi, diçka që mund të ndreqet.
Po ashtu, Tirana thotë se Morina ka vepruar pa një agjent të rregullt të FIFA-s, të cilin sipas saj nuk e ka.
Korçarët kanë reaguar duke thënë se nuk kanë asnjë marrëveshje me futbollistin, pavarësisht se duan që ta marrin dhe kanë ftuar Tiranën që të zgjidhë vetë problemet me futbollistët e saj.
Morina, nga ana e tij, ka deklaruar se klubi i ka borxh miliona lekë, ndaj edhe ka vendosur të largohet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›