E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier abuzonte seksualisht me te bijen policia arreston 58 vjecarin

Një tjetër rast tronditës pedofilie dhe incesti zbulohet ne Fier. 
58 vjeçari, Adem Geci në Fier abuzonte seksualisht me të bijën prej vitesh dhe është vënë në pranga nga policia. Arrestimi i Gec-it u bë nga policia mbrëmjen e se shtunës  pas denoncimit që vajza 16 vjeçe ka bërë në komisariatin e policisë në Tropojë . E mitura ishte larguar prej 3 muajsh nga shtëpia dhe jetonte te te afërmit e saj në Tropojë. Të turpëruar  fëmijët e 58 vjeçarit e mohojnë të ketë ndodhur  një gjë të tillë. 
Ky lajm ka shokuar edhe fqinjët.

Adem Geci akuzohet se  ka kryer incest që prej vitit 2010 kohë kur familja  kishte lënë pas një varfëri të skajshme . Familja nga Tropoja prej 7 anëtarësh jeton në Levan prej 10 vitesh . Bashkëshortja e parë e Adem Gecit është vetëvrarë në kohën kur familja jetonte në Tropojë . Pas kësaj Geci mendohet se ka kaluar në gjendje depresive dhe është konsideruar i paaftë për punë  duke përfituar edhe ndihme sociale . Megjithatë ai është martuar sërish dhe ka një djalë më gruan e dytë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›