E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zevendespresidenti i PE thirrje per bashkim mes PS dhe LSI

Socialistet europiane marrin përsipër te rregullojnë marrëdhënien Rama Meta. Pas thirrjes për pajtim te Presidentit te Partive Socialiste Europiane Sergei Stanishevok, në një intervistë për Top Channel, tashme eshte nje tjeter zyrtar i majte europian qe kerkon bashkepunimin e Partise Socialiste me Levizjen Socialiste per Intgerim. Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian Xhiani Pitela i bën thirrje kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, të bashkëpunojnë për zgjedhjet e 23 qershorit. Pitela shprehet se nuk ka kohë për të humbur as për popullin shqiptar, por as për të majtën shqiptare dhe PS e LSI të bashkohet për të fituar. Pitela thotë se të dy liderët e partive shqiptare duhet të hesdhin pas ndarjet mes tyre për të mirën e vendit. Sipas Xhani Pitelës, tani është momenti kur Edi Rama dhe Ilir Meta të shtrojnë rrugën për një transformim të madh politik, ekonomik dhe shoqëror në Shqipëri. Duke iu drejtuar Edi Ramës, Pitela thotë se ai publikisht duhet t’i drejtohet LSI-së për bashkëpunim, duke marrë mbi vete përgjegjësinë e një lideri që të gjithë ne duam të shohim. Në thirrjen drejtuar Metës, Pitela thotë se pas 4 vitesh në koalicionin qeverisës, ku u përpoq për integrimin e vendit, ai nuk duhet të refuzojë dorën e shtrirë të PS-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›