Superliga Tirana me dhjete vete merr nje pike ne Kruje

Bardheblute barazuan pa gola ndaj Kastriotit
Java e katert e Kategorise Superiore u karakterizua nga fitoret e ekipeve vendase dhe shenimi i shume pak golave vetem pese te tille. Pas triumfit te Flamurtarit Skenderbeut Lacit dhe Dinamos ne paqe u mbyllen vetem dy takime ai i te dieles midis Beses dhe Teutes 0-0 dhe ai qe u luajt dje ne Kruje midis Kastriotit vendas dhe 24 here kampioneve te Shqiperise Tirana.
Kastrioti - Tirana 0-0
Skuadra pritese Kastrioti ka barazuar me rezultatin 0-0 ndaj miqve bardheblu te drejtuar nga Sulejman Starova duke e derguar ne kater numrin e barazimeve ne kete kampionat. E thene ndryshe ne kater jave skuadra krutane nen drejtimin e Ramazan Ndreut ka bere poker barazimesh pa humbur dhe fituar dot asnje ndeshje deri me tani. Njelloj rekordi me vete ky per krutanet qe gjithsesi ende nuk po i shijojne dot 3 piket e nje ndeshjeje. Ndaj Tiranes 24 here kampiones se vendit Kastrioti ka djersitur shume e ka kerkuar me ngulm fitoren por ka ndeshur ne nje barrikade te pakalueshme qe mbante emrin Ilion Lika. Portieri i Tiranes qe edicionin e shkuar provonte te mbronte kuadratin krutan ka shkelqyer ne kete 90-minutesh teksa ka evituar dy-tre gola te sigurt duke i dhene skuadres se tij nje barazim. Por barazimi i bardhe ka ardhur edhe si pasoje e mungeses se konkludimit te dy sulmeve respektive. Atij krutan qe nuk ka ditur te shkoje te rruga e golit pavaresisht rasteve te krijuara por edhe sulmit bardheblu ku Pejic dhe Plaku nuk e kane kryer si duhet detyren e tyre. Duhet evidentuar nje fakt se Tirana ka mbetur me 10 lojtare ne fushen e lojes diku afer fundit te pjeses se pare pasi mbrojtesi Elvis Sina eshte ndeshkuar me karton te kuq pas nje nderhyrjeje te rende ndaj kundershtarit. Sidoqofte dizavantazhi numerik nuk eshte shfrytezuar nga vendasit qe nuk kane qetesine dhe qartesine e duhur taktike per te shkuar te goli. Derisa gjyqtari i takimit nxjerr nga loja me karton te kuq edhe nje mbrojtes te huaj te Kastriotit duke rikthyer ekuilibrat numerik te skuadrave ne fushen e lojes. Minutat kaluan dhe skuadrat me tek zhvilluan nje loje te bazuar ne kundersulme ne perpjekje te deshperuara per te siguruar fitoren. Se ciles nuk ia kane arritur dot duke mbyllur keshtu 90 minuta te bardha pa gol dhe fitues.
Pa gola
Ne takimet e tjera te javes se katert Dinamo fitoi 1-0 me Shkumbinin Laci 1-0 me Elbasani Flamurtari 1-0 me Bylisin dhe Skenderbeu 2-0 me Vllaznine. Vetem ne keto takime u shenuan edhe pese golat e vetem te kesaj jave. Nderkohe qe barazimi i pa gola ne Niko Dovana te Durresit Besa-Teuta dhe ai ne Kruje midis Kastriotit dhe Tiranes ka bere qe java e kater te futet ne histori per mungesen e golave.
Kategoria Superiore
Nd. Pike
1 Flamurtari 4 10
2 Skenderbeu 4 9
3 Dinamo 4 9
4 Laci 4 7
5 Vllaznia 4 7
6 Elbasani 4 5
6 Tirana 4 5
8 Kastrioti 4 4
9 Shkumbini 4 4
10 Besa 4 2
11 Teuta 4 2
12 Bylis 4 0
Java V
TeutandashFlamurtari
ShkumbinindashBesa
VllazniandashDinamo
ElbasanindashSkenderbeu
TiranandashLaci
Bylis-Kastrioti