E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho rrefen lidhjen me fene Jam besimtar cdo vit shkoj ne Fatima

I intervistuar nga Fogli suplementi i Studi cattolici tekniku i Real Madridit tregoi per raportin e ngushte qe ka me kishen. Mourinho shtoi se kete vit kerkon te fitoje Ligen e Kampioneve me Realin

Une nuk jam modest une jam nje besimtar i devotshem. Keto jane fjalet e para te teknikut te Real Madridit Josegrave Mourinho ne intervisten me titull Jeta e nje Speciali. Shkrimi do te botohet ne ditet ne vazhdim nga Fogli suplementi i Studi cattolici nr. 595 shtator 2010.

Besimtar apo supersticioz

Dikush ka treguar se gjate nje takimi kam mbajtur ne dore nje kryq. Kjo eshte e vertete pasi une jam besimtar dhe te pakten nje here ne vit shkoj ne Fatima. Per sa i perket kryqit ju tregoj nje sekret ma ka dhuruar gruaja ime.

Polemikat me kryebashkiakun e Reggio Calabrias

Edhe pse nga sjellja ne fushe nuk te jep pershtypjen e nje personi qe beson shume portugezi nuk resht se habituri me fjalet e tij. Ai pikerisht ne katerkendeshin e blerte ka krijuar shume armiq te cilet shpeshhere edhe kane ngaterruar qellimet e tij te mira. Nje nder keto raste eshte debati i vitit te kaluar qe lindi mes kryebashkiakut te Reggio Calabrias dhe trajnerit nga Setubali Me akuzoi se dhurova nje monedhe nje femije sakat me qellim qe ta poshteroja. Por qellimi i gjestit tim ishte krejt tjeter. Ne radhe te pare atij djali nuk i dhurova nje monedhe por nje kryq qe ma kishte dhuruar gruaja ime. Ajo e kishte blere per mua ne Fatima vite me pare. Une ate kryq e kam mbajtur ne xhep per rreth tre-kater vjet - tregoi Mourinho.

Lutjet familja dhe memedheu

Gjate intervistes Mourinho zbuloi edhe shume sekrete te tjera qe asnjehere me pare nuk i kishte bere publike. I pyetur se ne cmenyre ka arritur qe te munde fatin e keq ai u pergjigj duke thene se lutej shume. Nena ime me ka mesuar qe te lutem. Edhe tani i kujtoj fjalet qe me mesonte cdo nate qe te lutesha. Per sa i perket shenjtorit tim te preferuar ju them se kam nje Zonjen e Fatimas Fatima eshte vendi ku eshte shfaqur Shen Meria. Ne kete vend portugezi tregoi se e conte shume shpesh e ema nderkohe qe i ati Fegravelix ish-portier portugez e dergonte shpeshhere ne fushat e futbollit. Babai im jetonte per futbollin une i detyrohem gjithcka atij. Per sa i perket gruas sime ju tregoj se ajo me shoqeron kudo qe shkoj. Nje familje e vertete per mendimin tim duhet te jete shume e lidhur. Ju tregoj se edhe une kam nje familje te tille shume sociale. Ne jemi shume te lumtur. Ne jeten time gruaja dhe femijet e mi jane personat me te rendesishem per mua. Pervec afeksionit te vecante qe kishte per familjen e vet tekniku nga Setubali tregoi se ishte shume i lidhur edhe me memedheun e tij Portugaline Setubali eshte vendi ku une gjej rrenjet e mia. Cdo vere une kthehem aty per tu mesuar futbollin femijeve te varfer. Une kam marre shume nga jeta keshtu qe dua tu jap dicka atyre qe nuk kane qene me fat si une.

Ceshtja Muntari

Vjet ne Milano ceshtja Muntari zuri nje pjese te mire te gazetave italiane. Lojtari nga Gana qe agjeroi muajin e Ramazanit u zevendesua shpeshhere nga tekniku portugez pasi nuk po jepte maksimumin ne fushe. Ne ate periudhe te gjithe menduan se Mourinho sillej keshtu per ceshtje fetare por vete portugezi hodhi cdo akuze poshte duke u thene kritikeve Nuk ka asgje te vecante ne kete ceshtje. Kur nje futbollist nuk eshte ne forme atehere duhet te zevendesohet. Ketu nuk shoh asnje problem.

Mbrojtes i kauzave te veshtira

Ne fund te intervistes tekniku nga Setubali mori edhe rolin qe i pelqen me shume ate te avokatit te kauzave te veshtira. Tifozet e Interit nuk kane pse te mbajne meri kundrejt meje pasi une u plotesova cdo deshire. Fitova gjithcka me ekipin e tyre te zemres. Tani ne Madrid dua te fitoj perseri madje kam deshire te ngre per here te trete Kupen e Liges se Kampioneve. Kjo do te ishte speciale pasi nese arrij nje gje te tille behem unik duke qene se do te triumfoj ne kete kompeticion me tri skuadra te ndryshme - tha Mourinho. Ne fund te fjales se tij tekniku nuk humbi rastin qe te shpjegonte se perse Italia nuk ka nje raport te mire me te. Italianet nuk me kane falur ende per ate cka bera me Interin. Une ketij ekipi i dhashe autoritetin e duhur. Une fitova gjithcka me nje ekip qe per sa i perket botes mediatike ishte i dyti pas Milanit ndersa per sa i perket popullaritet ishte i dyti pas Juventusit - perfundoi Mourinho.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›