E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grabiten 1 milion Euro në aeroportin e Athinës

ATHINE- Një vjedhje e pazakontë ndodhi këtë pasdite në aeroportin Eleftherios Venizelos në Athinë, ku persona ende të paidentifikuar arritën të marrin plot 1.000.000 € nga dega e një banke bankë që vepron në aeroport dhe u larguan qetësisht me taksi. Vjedhja ndodhi rreth orës 17:00 pm, ndërsa banka ishte e mbyllur për publikun një orë më parë.

Grabitësit, të veshur me uniformë inxhinieri, kanë hyrë lehtësisht në aeroport dhe deri në zyrën e bankës. Më pas ata nxorrën një armë, lidhën pesonat që ndodheshin në zyrë, mbushën me para cantat që kishin marrë me vete dhe u larguan duke përshëndetur rojet dhe policët e
aeroportit.

Vetëpërmbajtja e tyre arriti kulmin, kur ata qetësisht pritën në radhë për të marrë taksi. Zyrtarët nuk arritën të kuptojnë për një kohë të gjatë atë që ndodhi dhe për të njoftuar policinë.

Ata i thanë policisë se ditë më parë kishin marrë një e-mail, ku paralajmëroheshin se do të kryhej një punë teknike në degën e bankës, në të cilin ishin shënuar edhe emrat e teknikëve që do të punonin. Për këtë arsye, grabitësve iu hap dera nga vetë zyrtarët e bankës.

Tani policia po kryen hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›