E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Tirana vazhdon ngritjen per Skenderbeun transferta mbetet tabu

Bardheblute munden 2-0 Lacin. Skenderbeu ne Elbasan pesoi humbjen e dyte radhazi ne transferte.

Dje skuadrat pritese kane festuar me nga nje fitore ndeshjet e radhes te vlefshme per javen e peste te Kategorise Superiore Shqiptare. Skuadra e Tiranes mundi paster skuadren e Lacit nderkohe qe Elbasani mundi minimalisht ekipin e Skenderbeut.

Tirana - Laci

Ne stadiumin Selman Stermasi Tirana priti Lacin ndaj te cilit fitoi 2-0 me dy gola ne dy ekstremet e pjeseve te lojes. Ne minuten e 45-te te pjeses se pare ka qene Pero Pejic ai qe ka kaluar ne epersi bardheblute pas nje loje te ekuilibruar dhe me raste te mira konkludimi edhe per kurbinasit. Nderkohe qe fraksioni i dyte i lojes ka paraqitur ne fushen e blerte nje Tirane me te kujdesshme ndersa miqte ishin te orientuar me shume drejt sulmit per te barazuar rezultatin. Por nuk kane pasur qartesine e duhur ne konkludim edhe pse rastet nuk u kane munguar. Per me shume se 30 minuta loje kurbinasit luajten me nje lojtar me pak pas daljes me karton te kuq te mbrojtesit Doku per nderhyrje te ashper ndaj kundershtarit. Sidoqofte miqte krijuan raste te volitshme per shenim. Madje ne dy-tri prej tyre mundesite kane qene te arta per te barazuar. Dhe ne momentin me te mire te kurbinasve erdhi edhe goli i ndeshkimit i dyti i Tiranes. Ne minuten e 89-te te ndeshjes ka qene Malindi ai qe ka vulosur fitoren 2-0 te bardhebluve qe zhvilluan nje loje pragmatiste. Me kete fitore Tirana vijon ngjitjen e saj drejt kreut duke perfituar edhe nga humbjet e Flamurtarit dhe Skenderbeut ne kete jave.

Rikthimet

Vlen te evidentohet fakti se ne radhet e Tiranes eshte rikthyer kapiteni Devi Muka ndersa u shty per nje ndeshje tjeter aktivizimi i Alban Bushit qe e pa sfiden me Lacin nga tribuna.

Elbasani - Skenderbeu

Ne Ruzhdi Bizhuta te Elbasanit vendasit triumfuan me nje gol te Merxhes realizuar ne minuten e 68-te. Ka pesuar humbjen e dyte ne kete kampionat Skenderbeu duke treguar se mbetet nje skuader e brishte jashte fushe. Nje fat te tille para dy javesh korcaret do ta provonin jo shume larg Elbasanit ne Peqin ku u munden 3-1 nga vendasit. Ne kete menyre Skenderbeu ka humbur mundesine per ta parakaluar Flamurtarin qe u ndal ne Durres po ne kuadrin e javes se peste dy dite me pare. Verdheblute kane marre nje fitore konfirmimi duke grumbulluar pike te cmuara dhe konsoliduar pozitat ne pjesen e siperme te klasifikimit edhe pse me lojtare te rinj dhe pa shume emer. Zhgenjim i madh per korcaret qe te shumepaguar nuk po tregojne vlera pretendenti te vertete ne kete kampionat pavaresisht objektivave madhore te deklaruara nga drejtuesit por edhe investimeve te shumta financiare.

Sot

Java e 5-te e Superliges do te permbyllet sot me ndeshjen Shkumbini-Besa qe do te luhet ne Peqin. Bardhekaltrit e drejtuar nga Agim Canaj pas humbjes ne javen paraardhese me Dinamon do te tentojne te bejne autokritike aq me teper qe luajne para tifozeve te vet. Nje skuader qe lancon objektiva madhore kete edicion si Shkumbini do te duhet te kaloje ish-trajnerin e vet ne kampionatin e shkuar Perparim Daiun i cili eshte ulur ne stolin kavajas ne fillim te kesaj jave. Doreheqja e Shpetim Duros nga drejtimi i Beses i hapi rrugen Daiut qe te marre ne dore frenat e drejtimit te verdhezinjve duke nisur nga kjo transferte e veshtire ne Peqin. Kavajasit nuk e kane shijuar ende golin dhe fitoren ne kete kampionat duke regjistruar nje start mjaft negative te gares. Ndaj ne kete drejtim do te mundohen te rregullojne dicka ne Peqin edhe pse nuk do te jete detyre e lehte per ta.

Java e 5-te

Te shtunen

TEUTA-FLAMURTARI 2-1

Shenues Cota 50 58 / Progni 55

BYLIS-KASTRIOTI 1-0

Shenues Dimo 50

VLLAZNIA-DINAMO 0-4

Shenues Martinena 3 10 71 Bakaj 6

Dje

ELBASANI-SKEumlNDERBEU 1-0

Shenues Merxha 68

TIRANA-LACI 2-0

Shenues Pejic 45 Malindi 89

Sot

SHKUMBINI-BESA

Renditja

Nd. Pike

1. Dinamo 5 12

2. Flamurtari 5 10

3. Skenderbeu5 9

4. Elbasani 5 8

5. Tirana 5 8

6. Laci 5 7

7. Vllaznia 5 7

8. Teuta 5 5

9. Shkumbini 4 4

10. Kastrioti 5 4

11. Bylis 5 3

12. Besa 4 2

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›