E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Vllaznia - Besa 2-3Kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Besës ndaj Vllaznisë, pasi dhe në fazën e parë kavajasit fituan 2-0.

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT)- Besa fitoi 2-3 me Vllazninë në Shkodër në një thriller të jashtëzakonshëm në “Loro Boriçi”. Golin e fitores e shënoi Liridon Leci pikërisht në sekondat e fundit të shtesës, duke i dhuruar tri pikë të çmuara skuadrës kavajase.

Daniel Xhafaj shënoi për Besën pa kaluar 35 sekonda lojë, duke realizuar golin më të shpejtë gjatë këtij sezoni.

Me pjesën e parë të mbyllur në avantazhin e kavajasve, trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi, bëri tri zëvendësime gjatë pjesës së dytë, të cilat ndryshuan edhe ritmin e lojës së shkodranëve.

Në minutën e 56-të, Bekim Bala dha një asist për Viroresin Sinani, dhe golashënuesi më i mirë historik i Vllaznisë, nuk e pati vështirë të shtynte topin në rrjetën e Orges Shehit.

Bekim Bala kaloi në avantazh Vllaznisë në minutën e 75-të, duke dhënë përshtypjen se 9-herë kampionët e Shqipërisë do të shijonin fitoren e katërt sezonale.

Pikërisht fundi i takimit është një histori e tëra për tu shkruar. Sokol Cikalleshi barazoi shifrat në 2-2 në të 94’ dhe Liridon Leci pak sekonda më pas vulosi rezultatin përfundimtar në 2-3.

Kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Besës ndaj Vllaznisë, pasi dhe në fazën e parë kavajasti fituan 2-0.

Besa u ngjit në kuotën e 22 pikëve, 10 pikë më pak se Dinamo e vendit të parë. Vllaznia mbetet sërish në zonën e ftohtë, me 11 pikë, po aq sa Gramozi. Flamurtari ka 10 pikë, por me një ndeshje më pak.

Kjo ishte fitorja e 38-të e Besës në 129 përballje historike me Vllazninë (59 fitore, 32 barazime).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12

Vllaznia-Besa 2-3
Shenues: Vioresin Sinani 56’, Bekim Bala 75’/ Daniel Xhafaj 1’, Sokol Cikalleshi 90’+4, Liridon Leci 90’+5

VLLAZNIA
8 gola/ 5 futbollistë

4: Bekim Bala
1: Ilir Nallbani
1: Fetim Kasapi
1: Safet Osja
1: Vioresin Sinani

BESA
11 gola/ 5 futbollistë

4: Daniel Xhafaj
2: Bledar Mancaku
2: Sokol Cikalleshi
1: Meglid Mihani
1: Alban Dragusha

Numri i klikimeve - 215
  E Diele, 29 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›