Primera, humbet Vijareali, barazojnë Valencia e Sevilja
Vijareali vazhdon të zhgënjëjë në kampionat, duke mbetur në kuotën e 12 pikëve. Ndërkohë, Sporting Gijoni vijon paraqitjet e mira dhe me këtë fitore siguron përkohësisht vendin e shtatë. Golin tripikësh për vendasit e shënoi Biliç në minutën e 75-të, i cili një minutë para fundit humbi mundësinë për të dyfishuar nga pika e bardhë.
Ndërkohë që Valencia nuk ka shkuar më tepër se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Majorkës së vendit të gjashtë, duke humbur një mundësi të mirë për t’iu afruar kreut. David Vila kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 48-të, por është Valero që barazpeshon gjithçka me penallti pesë minuta para fundit.
Rast i humbur edhe për Seviljen e vendit të tretë. Skuadra e Manuel Himenezit arriti të marrë vetëm një barazim 2-2 përballë Malagës që mban vendin e fundit. Vendasit u gjendën në disavantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Megjithatë, është Luis Fabiano, që në minutat 58’ dhe 72’ shpëton ekipin e tij nga humbja.
Primera Divizion, ndeshjet e djeshme:
Sporting Gijon 1 – 0 Vijareal (Biliç 75’)
Valencia 1 – 1 Majorka (David Dila 48’ / Valero 85’ p)
Sevilja 2 – 2 Malaga (Luis Fabiano 58’, 72’ / Fernando 22’, Duda 45’)