E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhenova fiton derbin me Sampin, bind Udineze

Ky ishte derbi numër 101 midis rivalëve të përjetshëm dhe ashtu si në përballjet e tjera, edhe kjo u shoqërua me tension dhe kartonë (8 të verdhë dhe 3 të kuq). Milaneto hapi serinë e golave në minutën e 10-të me penallti, ndërkohë që Rosi dyfishoi në minutën e tetë të pjesës së dytë.

15 minuta para fundit, është Paladino që tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke dyfishuar epërsinë e Xhenovas. Pas kësaj fitoreje, kuqeblutë ngjiten në kuotën e 23 pikëve, një më pak se Sampdoria që mban përkohësisht vendin e katërt, në pritje të ndeshjeve që do të luhen sot.

Në takimin tjetër të luajtur dje, Udineze u rikthye te fitorja ndaj Livornos, që mbetet në vendet e fundit të tabelës. Di Natale (goli i dhjetë për italianin, golashënuesi më i mirë i kampionatit) në minutën e 29-të dhe Floro Flores pesë minuta para fundit të pjesës së parë u dhanë tre pikët bardhezinjve, që ngjiten në vendin e 12 me 18 pikë, aq sa ka edhe Bari e Roma.

Ndërkohë që sot do të luhen sfidat e tjera të javës së 14-të të Serisë A. Ja takimet e sotme:

Ora 15:00
Atalanta – Roma
Bari – Siena
Kaljari – Juventus
Kievo – Palermo
Inter – Fiorentina
Lacio – Bolonja
Parma – Napoli

Ora 20:45
Katania – Milan

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›