E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Vllaznia serish nuk fiton

Vllaznia ka dale e zhgenjyer edhe nga java e 10 e Superliges, pas barazimit 1-1 me Skenderbeun ne Korce.

Shkodranet kaluan te paret ne avantazh, ne minuten e 49 me Bekim Balen. Atehere kur pritej qe ndeshja te perfundonte me kete rezultat, mbrojtesi Stavrion Lako me golin e tij ne minutat shtese shmangu humbjen e korcareve dhe prishi festen e Vllaznise te cilet po i gezoheshin para kohe fitores se trete ne kampionat.

Ky rezultat ngjit Skenderbeun ne vendin e 7 ne klasifikim me 11 pike nderkohe qe mban serish ne vendin e fundit Vllaznine me 8 pike.

Flamurtari ka barazuar pa gola me Lacin edhe pse ky i fundit luajti per shume minuta me 9 lojtare, pas daljes me karton te kuq te Mustafaraj dhe kapitenit Brahja. Barazimi i trete rradhazi e mban Flamurtarin ne vendin e 11 me 9 pike po aq sa Laci qe fale golavarazhit me te mire eshte ne vendin e 10.

Ndeshja permbyllese e javes se 10 e Superliges do te jete supersfida Besa – Dinamo, ndeshja mes dy rivaleve kryesore te ketyre javeve te para.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›