E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundojnë ndeshjet e Seria A

Sapo kanë përfunduar takimet e luajtura sot, të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit italian. Ja rezultatet e plota:
Bari i rikthehet fitores në stadiumin e vet, duke mposhtur Livornon me rezultatin minimal 1-0. Golin tri pikësh për vendasit e shënoi Alegreti që në minutën e pestë të takimit. Në "Dallara" Bolonja rigjen tri pikët, pas humbjes së një jave më parë në "Olimpiko" përballë Romës. Kuqeblutë mundën sot 3-1 Palermon, me dy gola të Zalajetës dhe Di Vaios në minutën e 90-të. Për skuadrës e Zengës barazoi përkohësisht Kjaer.
Fitore e vështirë për Fiorentinën në fushën e Udinezes. Vargas i jep suksesin skuadrës së Çezare Prandelit në "Friuli". Tri pikë mjaft të çmuara, që i ngjit vjollcët në vendin e katërt, së bashku me Sampdorian, që u mund sot 2-0 nga Kaljari në "Sant Elia".
Fitore vendase edhe për Parmën dhe Xhenovan, përkatësisht kundër Kievos 2-0 dhe Sienës 4-2. Për skuadrën e Gasperinit fitorja erdhi nga këmbët e Krespos (dy herë), Paladinos dhe Flokarit.

Seria A, java 12:

Bari 1 - 0 Livorno
Bolonja 3 - 1 Palermo
Kaljari 2 - Sampdoria
Xhenova 4 - 2 Siena
Lacio 1 - 2 Milan
Parma 2 - 0 Kievo
Udineze 0 - 1 Fiorentina

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›