Tërmet në Turqi, 41 persona humbin jetën
Një tërmet me fuqi 6.2 ballë sipas shkallës Rihter goditi Turqinë Lindore mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 41 personave dhe duke lene te plagosur 60 te tjere. Toka u lekund rreth orës 4:30 sipas ores lokale duke rrafshuar plotësisht nje fshat në provincën Elazig, ndërkohë rreth 40 dridhje të tjera pasuan tërmetin e parë. Në zonën e prekur rëndë kanë mbërritur skuadrat e kërkim-shpëtimit, ndërkohe që Kryqi i Kuq turk ka ngritur çadra të përkohshme për strehimin e familjeve.
Turqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Mbi 17 mijë vetë u vranë nga një tërmet i fuqishëm në lindje të Stambollit në gusht të vitit 1999. Sizmologët kanë paralajmëruar edhe një tërmet tjetër të fuqishëm brenda dekadave të ardhshme.
Em/Ma