U-17 mundet edhe nga Hungaria
Sërish humbje minimale, por me rritje në lojë. Tani mbetet Lihtenshtejni
Kombëtarja U-17 ka humbur edhe ndeshjen e dytë eliminatore për kampionatin evropian të kësaj moshe, këtë herë me Hungarinë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç janë mundur përsëri minimalisht, 1-0, ashtu si në takimin e parë, me Italinë. Sipas sitit zyrtar të FSHF-së, skuadra ka shfaqur rritje të madhe në lojë, krahasuar me takimin e parë, ndonëse rezultati ishte i njëjtë. Skuadra vendase shënoi në mesin e pjesës së parë dhe Shqipëria kërkoi me këmbëngulje barazimin që nga ai moment deri në fundin e lojës, por pa e arritur. Tani kuqezinjve u ka mbetur edhe një ndeshje tjetër, kundër Lihtenshtejnit.
