E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga, ja rezultatet e ndeshjeve

Kampionati i 71-të kombëtar i futbollit luajti sot javën e 12-të, që shënoi edhe fillimin e fazës së dytë.
Sfida mes Laçit dhe Skënderbeut përfundoi pa gola me rezultatin e bardhë 0-0. Ndeshja që u luajt mes Shkumbinit e Gramozit u mbyll në barazim 1-1. Për Shkumbinin shënoi në minutën '89 të takimit Dervishi, ndërsa për Gramozin shënoi në minutën e '11, Sadiku.
Ndeshja Dinamo - Kastrioti përfundoi me rezultatin 2-0. Për ekipin e Dinamos shënoi Bakaj në minutën e '13 dhe '32 të takimit.
Ndërkohë që Besa do të udhëtojë të dielën për në Shkodër, ku do të ballafaqohet me Vllazninë, ashtu si Apolonia, po në të njejtën ditë, do të jetë mysafire në "Niko Dovana", ndaj Teutës. Të hënën, javën do ta mbyllë sfida e Vlorës, që do të luhet mes Flamurtarit vendas dhe Tiranës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›